Pavarësisht krizës së rëndë që ka shkaktuar pandemia e Covid-19, Bashkimi Evropian ka mbajtur fjalën për lëvrimin e grantit prej 100 milionë eurosh ndaj Shqipërisë, të premtuara gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve për rindërtimin në vend pas tërmetit.
Lajmi u bë i ditur sot nga Këshilli i BE-së, pas miratimit të ndryshimeve të buxhetit të BE-së për vitin 2020, amendim që përfshin dhe ndihmën për Shqipërinë. Kjo shumë, veçsë një pjesë e mbi 1.15 miliard eurove të premtuara, pritet të shkojë për rindërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave kyçe publike, si dhe për mbështetjen ndaj ringritjes së bizneseve.
Shuma për Shqipërinë u miratua bashkë me paketën e përgjigjes së BE-së ndaj krizës së shkaktuar nga përhapja e Covid-19 dhe ndihmën ndaj Greqisë për situatën me emigrantët. Nga paketa e përgjithshme prej 3.5 miliardë euro, 3.1 miliardë euro do të përdoren për mbështetjen e vendeve të BE-së në luftën kundër virusit, prokurimin dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore në vendet e BE-së, transportin e pacientëve në spitalet përtej kufinjve kombëtarë, zhvillimin e mjekimeve dhe metodave të testimit, dhe financimin e riatdhesimit të qytetarëve evropianë. 350 milionë euro shkojnë për të ndihmuar Greqinë t’i përgjigjet presionit në rritje të migrimit. Dhe 100 million për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit.
This February, & international donors pledged €1.15 billion to helpin its reconstruction efforts after the earthquake of Nov. 2019. The first €15M of @EU_Commission €115M grant to reconstruct & rehabilitate key public buildings will be signed tomorrow. #TogetherforAlbania pic.twitter.com/tA9XJuerGB
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 14, 2020