• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Respektoni verdiktin e Speciales, nuk është përfundimtar

13/09/2026
in Diaspora
        
 

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit dhe vendimin që do të jepet pas 4 ditësh për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një reagim për Gazeta Express, BE ka kërkuar që shtetet e përfshira dhe palët në çështje të tregohen të përmbajtur dhe të respektojnë vendimin e gjykatës. Bashkimi Europian ka kërkuar respektimin e vendimit që do të merret ndaj katër të akuzuarve në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe vendimin”, thonë nga Brukseli.

BE potencoi mbështetjen e kahershme të saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) si “një institucion gjyqësor i pavarur”, ndërsa rikujtoi se është “themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015”.

“Parlamenti i Kosovës (përmes një amendamenti kushtetues) autorizoi zhvendosjen e procedurave në Hagë, për të ndihmuar në garantimin e procedurave gjyqësore të pavarura, të paanshme dhe të drejta në lidhje me pretendimet për krime të rënda të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë”.

Por, BE-ja vë në pah se vendimi i 16 shtatorit nuk është fundi i procesit gjyqësor dhe se ai mund të apelohet nga të dyja palët.

“Ashtu si në të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, ndaj aktgjykimeve të shkallës së parë mund të ushtrohet ankesë si nga mbrojtja, ashtu edhe nga prokuroria”.

Në fund, Bashkimi Europian thotë se “puna e Dhomave të Specializuara të Kosovës është e rëndësishme për promovimin e llogaridhënies dhe njohjen e përvojave të viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

Në mbrojtje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë sot do të nisë një marsh paqësor nga ora 14:00 ku pritet të vijnë qytetarë nga e gjithë Kosova. Kërkesa e tyre është drejtësia për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Ndërkohë, i gjithë procesi gjyqësor në Hagë është përcjellë me kritika nga Kosova për punën e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë si të njëanshme.

Aktakuza e Prokurorit të Specializuar përmban 10 pika ndaj katërshes, gjashtë prej të cilave janë për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. Në fillim të këtij viti ZPS kishte kërkuar nga 45 vjet burgim për të akuzuarit.

Specialja është formuar në vitin 2015, ndërsa nisi të operojë në 2016-2017 pas shkëmbimeve të letrave Kosovë-BE, ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjes me Holandën për zhvendosjen e Dhomave të Specializuara atje.


        
 
Next Post

Vdekja e Mazonakis/ Ngrihet alarmi nga mjekët, thirrje qytetarëve: Kujdes me terapitë alternative, informohuni për…

Përse gjithë këto lehje dhe urrejtje për Belinda Ballukun nga Gaz Bardhi dhe shokët e tij?! Të kërkosh burg pa asnjë vendim gjykate të formës së prerë për cilindo nuk është drejtësi por çmenduri

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën te Zogu i Zi! Policia i ndalon të vijojnë marshimin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved