• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BE: Situata në Bosnje është shqetësuese

03/11/2021
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Bashkimi Evropian tha se situata në Bosnje dhe Hercegovinë paraqet “burim të madh shqetësimi”. Duke folur të mërkurën para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se udhëheqësit politikë të këtij vendi duhet të gjejnë zgjidhje.

“Duhet të angazhohemi në dialog politik, sepse kjo është e vetmja mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje të krizës midis liderëve politikë. Veprimet e njëanshme dhe retorika e përçarjeve duhet të ndërpriten për të mirën e qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Bosnjës”, tha Stano.

Deklarata e tij vjen në kohën kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai po ashtu ka thënë se serbët e Bosnjës mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe të rikrijojnë një forcë serbe.

Të martën, gazeta britanike Guardian ka cituar përfaqësuesin e lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, të ketë thënë se ky vend “është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë” dhe se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.

Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.


        
 
Next Post

Publikohet dokumenti që nxjerr zbuluar mashtrimin e madh të Sali Berishës

Ai nuk e kontrollon dot veten, shkel edhe mbi kufomat e veta: “Këtë nuk e bëjnë as anëtarët e ISIS”! Deklarat e fortë e Frrok Çupit për Sali Berishën

Mua s’më "ha" për Edi Ramën, por turpi i tij është që nuk shpalli non -grata Albin Kurtin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved