Kryebashkiaku i Durrësit thotë se personi me të cilin flet në telefon në përgjimin e publikuar nga gazeta gjermane “Birn” nuk është Astrit Avdylaj, i akuzuar si kreu i grupit kriminal të Avdylajve me bazë në Shijak.
Dako ka sfiduar Blendi Fevziun duke i thënë ta gjejë ai se me kë është duke folur në telefon. Dako nuk ka thënë se kush është personi në anën tjetër të telefonatës së përgjuar, por shtoi se “një mendje e hollë e ka manipuluar” që të ngjajë se është Avdylaj.
“Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Unë të sfidoj dhe të them gjeje ti me kë jam duke folur. Gjeje bashkë me gjermanin. Kjo tregon që një mendje e hollë e ka manipuluar për të krijuar një lidhje me pesë telefonata të tjera. Te të pesta është Astrit Avdyli, te e gjashta nuk është Avdyli.
Përgjimi numër pesë që unë jam duke folur aty, nuk është Astrit Avdyli. Në prokurori kam dhënë shpjegimet e mija për 5 orë dhe më kanë pyetur rrënjë e dhëmballë për detajet. Kanë sekuestruar dosjen e bashkisë në raport me këta dhe hetimet vazhdojnë”, tha Dako në Opinion.