Ardhja e sezonit të verës në vendin tonë shoqërohet edhe me abuzimet me çmimet, sidomos në jug.
Çmimet shkojnë në stratosferë sidomos në ato zona, ku jo të paktë janë ata të rinj që shkojnë për t’u dukur trendi në sytë e shoqërisë së tyre, apo për të bërë një checking.
Në rrjet po qarkullon një faturë tatimore, ku tregon se 2 makiato normale dhe një ujë kushtojnë 10 mijë lekë.
Fatura që shihni më poshtë është lëshuar para dy ditësh në një kafe në Dhërmi dhe ilustrohet më së miri situata alarmante e çmimeve.
Bëjini mirë llogaritë para se të shkoni me pushime