• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Metro

Bekuar, duarartat zemërbuta… gjyshet tona!

19/09/2022
in Metro
        
 

Një mesazh si ky, shumë kuptimplotë, na rikthen në kujtimet më të bukura të jetës. Fëmijëria e pakthyeshme, fle përgjithmonë brenda nesh. Në thellësitë e shpirtit, secili prej nesh ruan portretin e ëmbël të atyre njerëzve të sakrifikuar që na mbajtën në prehër e përkëdhelën, me dashurinë më të veçantë në botë…atë të gjyshërve!

Qëllimi i parë i përparëses së gjyshes ishte të mbronte rrobat poshtë, por njëkohësisht: shërbente si dorezë, për të kapur tiganin e nxehtë nga furra;

Ishte e mrekullueshme për të tharë lotët e fëmijëve dhe në disa raste për të fshirë fytyrat e bëra pis;

Në kotec shërbente për të transportuar vezët e ndonjëherë edhe zogjtë e vegjël të pulave;

Kur vinin miqtë në shtëpi përparësja shërbente për të fshehur fëmijët e ndrojtur;

Kur bënte ftohtë gjyshja mbulonte shpatullat;

Ajo përparëse e mirë dhe e vjetër tundej për t’i fryrë zjarrit dhe druve;

Me të transportoheshin patatet dhe drutë e thatë për stufën në kuzhinë;

Në kopshtin e oborrit ajo shërbente si shportë për perimet, pas bizeleve e kishin radhën lakrat;

Në fund të stinës përparësja shërbente për të mbledhur mollët e rëna poshtë pemës;

Kur vinin papritur miq mahniteshim sesi ajo përparëse kthehej në leckë, për të marrë pluhurat;

Kur vinte ora për të ngrënë drekë gjyshet shkonin në fund të shkallëve dhe tundnin përparëset… dhe burrat në fushë, e dinin se kishte ardhur ora për të ngrënë;

Gjyshja e përdorte përparësen edhe për të vënë mbi parvazin e dritares, ëmbëlsirën me mollë, për t’u ftohur;

Do të duhen të kalojnë shumë vite, që ndonjë send apo shpikje tjetër, të zëvendësojë të pakrahasueshmen… përparëse të vjetër.

Bekuar, duarartat zemërbuta… gjyshet tona!!!


        
 
Next Post

E paharruara Marika Kallamata, gjyshja e dashur e fëmijërisë sonë, gjyshja e përrallave!

Agim Fagu, diplomati, “Zotëria 48” i basketbollit shqiptar feston 75 vjetorin e lindjes

Hyn në fuqi vendim i qeverisë për indeksimin me 6% të pensioneve të plota të pleqërisë, invaliditetit dhe kooperativave, gati rritja e pagave për punonjësit e zjarrfikëses

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved