• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Metro

“Beni ecën vetë” , Herion Mustafaraj

December 20, 2018
in Metro
        
 

Kjo ishte fjalia e fundit e një rrëfimi të gjatë nga aktori i njohur shqiptar Herion Mustafaraj. Në fakt shumë pak njerëz e dinë emrin e tij të vërtetë. Të gjithë e identifikojnë si Beni, sepse në memorien e të gjithëve filmi “Beni ecën vetë” zgjon një nostalgji të ëmbël. Si jeta e shumë aktorëve të tjerë të mëdhenj, edhe ajo e Herionit ka pasur shkëlqimin dhe më vonë me krijimin e familjes dhe kërkimit të ëndrrës në tokën amerikane, duket se ylli i tij u shua.

Jo tërësisht, sepse gjurmët ndrisin akoma, po siç thotë ai vetë “aty ku jeta të thërret të mbijetosh fillon arti. Pastaj kur futesh në krevat me të…mbaron!” E duket se Herioni ka kohë që po fle në të njëjtin shtrat me artin e tij, ndërsa zgjimi do të jetë një film për jetën e tij në mërgim, për të cilin fsheh modestinë me një humor fin: “Po përgatis një film personal të jetës sime gjatë mërgimit.

Them që do çudisë botën”. Filmi për jetën e tij është në planet e tij si aktor, sepse siç thotë ai në përditshmërinë e jetës që bën hapësira e aktorit nuk është askund. Ka shumë për të treguar Herioni, e në përgjigjet e tij gjen herë trishtimin e braktisjes së një ëndrre, e herë forcën, alegrinë, humorin dhe talentin e një njeriu, që më mirë se çdo gjë tjetër di të përdorë fjalën. Rrëfimi i tij nis me jetën në Amerikë, ku tregon se të kapësh ritmin në një tokë të huaj nuk është aspak e lehtë.

Madje as për të parë së bashku me familjen filmat e vjetër shqiptarë, nuk ka kohë. Ritmi amerikan është i çmendur, vështirë ta kthesh në favorin tënd. Puna që bën nuk i pëlqen aspak. “As nuk ia vlen ta përmend, por vetëm dua të them që jam shumë i lumtur po të më përjashtojnë”. Me pak humor pikant, me pak nostalgji dhe me shumë ëndrra, Beni rikthehet edhe një herë nëpërmjet kësaj interviste për gjithë fansat dhe nostalgjikët e një kohe që nuk ripërsëritet; në kohën më të artë të kinematografisë shqiptare.


        
 
Next Post

Vitet 90-të! Kur studentët mësonin dhe gocat lyheshin pas mësimit

Rikard Ljarja, aktori që la gjurmë të pashlyera në kinemanë shqiptare

Sandër Prosi, Artist i Popullit që la shumë për tu kujtuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In