• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha i pa fytyrë: Fazlliç nuk ka marrë as një qindarkë nga qeveria ime! Dalin faktet: 1.7 miliardë lekë me “punë” që ekzistonin vetëm në letra

July 23, 2022
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Me anë të rimbursimit abuziv të TVSH-së nga Tatimet në Shqipëri, biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht. Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës kohë më parë, e cila nisi dhe hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Sipas prokurorisë abuzimi ka ndodhur me rastin e ndërtimit të terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos, ndërsa subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme mashtrimi ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005.

Pikërisht me këtë investim veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë.

Nga veprimet që janë bërë në terren për këtë rast, Prokuroria konstatoi kohë më parë se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët.

Ato ishin false dhe rimbursimi i TVSH-së është bërë për punë që realisht nuk janë bërë. Është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por janë kryer rimbursimet me tri këste në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Crown Acquisitions është e dyta herë që dilte në vëmendjen e publikut. Në prill 2015 Gjykata e Tiranës vendosi bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo-boshnjak në Porto Romano.

Bllokimi i aseteve erdhi në atë kohë si pasojë e mosshlyerjes së kësaj kredie ndaj një banke të nivelit të dytë. Dyshohet se Fazlliç ka vënë në veprim një mekanizëm të pastër mashtrimi, pra thjesht e ka përdorur shoqërinë për të marrë kredinë dhe rimbursimin e TVSH.


        
 
Next Post

Berisha në “Listën e Zezë” të Britanisë së Madhe, reagon Rama dhe socialistët: Kreu i "Foltores" koka e krimit dhe korrupsionit

Kaloi një periudhë të vështirë! U operua në zemër, këngëtari i njohur shqiptar tregon si është gjendja e tij shëndetësore

‘Vend magjepsës!’, mesazhi i ndihmës sekretares amerikane pas vizitës dy ditore në vendin tonë: Kjo është e vërteta për Shqipërinë. Gjëja e fundit që bëmë ishte...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In