• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Berisha kishte vite që e kërkonte”, si u ekzekutua Fatmir Haklaj dhe çfarë e porositi Jaho Mulosmanin në sekondat e fundit të jetës

February 19, 2020
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Në 2 Nëntor të vitit 1999, bashkëshortja e Jaho Mulosmanit kishte lindur vajzë. Ai, së bashku me Fatmirin dhe Sami Kërrnajën do të niseshin nga banesa e Aishes drejt kullës së Mulosmanëve dy ditë më pas, në 4 nëntor.

“Ditën që ai është nisur për te banesa e Jaho Mulosmanit ai pothuajse ishte pa ekuilibër sepse kafka e kokës së tij ishte çarë dhe truri i vogël ishte dëmtuar. Dhe kur doli te dera që donte të nisej e kishte një antiplumb edhe më tha ma sill, unë ia dërgova, e veshi, pas disa minutash e hoqi, tha nuk jam më Fatmiri që kam qenë, se mbaj dot, mezi po mbaj xhaketën, e hoqi dhe udhëtoi pa jelekun e tij”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ata nisen në këmbë në distancë nga njëri – tjetri. Kjo ishte mënyra që lëviznin që nëse binin në ndonjë pritë, mos të goditeshin njëkohësisht por të kishin mundësi reagimi për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Kur arrijnë pranë kullës së Mulosmanëve, ata menduan se rreziku kaloi dhe bashkohen. Ky, do të ishte gabimi fatal. Sapo i afrohen kësaj banese të braktisur rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve, ndaj tyre derdhen breshëri të egra kallashnikovi. Autorët ishin fshehur pas këtyre rrënojave që shihni, vetëm 4-5 metër larg rrugicës.

I pari goditet Sami Kërrnaja, i cili merr një plumb vdekjeprurës në ballë. Fatmiri ishte goditur pas shpine me disa plumba, pa pasur mundësi reagimi. I vetmi që u kundërpërgjigj ishte Jaho Mulosmani, i cili u fsheh në një gur. Edhe pse i plagosur me një plumb afër zemrës, ai hapi zjarr me breshëri duke detyruar autorët e pritës të tërhiqen me shpejtësi. Motra e Haklajve Aishja, tregon fjalët e fundit që Fatmiri i kishte thënë Jahos në ato momente.

“Çfarë tha Fatmiri kur deshi të dorëzohej se Berisha kishte vite që e kërkonte. E kuptoi pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, e kuptoi se çfarë ndodhi, s’qe në gjendje të reagojë dhe tha: “qëndro bajraktar”. Kjo donte të thoshte po dorëzohem por ti mos u dorëzo”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve

Ndoshta, fjalët e fundit të Fatmirit kanë ndikuar te Jaho i cili reagoi me shpejtësi. Autorët e pritës kishin qenë të paktën 5 persona. Banorë të fshatit Vatoc i kanë parë gjatë tërheqjes. Si përherë, ata ishin të veshur me kamuflazh. Mes ty re kishte efektivë të forcave speciale. Dukej që ishte e njëjta dorë si në ngjarjet e tjera. Objektivi kryesor ishte Fatmir Haklaj. Të paktën 2-3 prej autorëve kanë shënjestruar njëkohësisht vetëm Fatmirin.

Si bazë e grupit kishte shërbyer një pyll i vogël rreth 100 metër larg kullës së Mulosmanëve. Ata kanë qëndruar me ditë aty dhe kanë pritur momentin e duhur për të goditur./ Top Story


        
 
Next Post

Regjisori Genc Fuga shpërthen keq ndaj Policisë: “Të sfidoj ty dhe shefat e tu të gjeni shkeljen!"

Berisha flet përçartë për zgjerimin e BE-së! “Ka marrë goditjen më të rëndë”! Shqipëria nuk bëhet pjesë e BE për të paktën 25 vjet nga...Rama

Lulin...ulem dhe e bind për një orë?! Rama thumbon keq Bashën pas kthimit nga Konferenca e Donatorëve

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In