• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha rikthen konspiracionin për faljen e “non grata-s”: DASH asnjë vendim të kthyer pas

April 5, 2022
in Aktualitet
        
 

Sali Berisha vazhdon t’i fryjë konspiracionit sa i përket vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata” si të korruptuar dhe minues të demokracisë.

Në nje intervistë të fundit për A2CNN, ish kryetari i PD le të hapur mundësinë se Departamenti Amerikan i Shtetit sipas tij mund ta ndryshojë qëndrimin.

Për këtë, Berisha ka hequr një paralele krahasimore jo me individë të shpallur “non grata” si ai por me individë të cilëve thjesht u është rrefuzuar viza për të vizituar atë vend.

Një rast i tillë është lideri indian Narendra Modi të cilin Berisha e sjell si shembull krahasimi.

“Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama”, tha Berisha.

Berisha: Edhe kryeministri i Indisë ishte shpallur non-grata, por Barack Obama e ftoi në një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë
Por për këtë, do të mjaftonte një verifikim i thjeshtë për të kuptuar se dy rastet janë totalisht të ndryshme duke qenë se Modi, ndryshe nga ai ka pasur vetëm rrefuzim vize, ashtu siç kanë një pjesë e madhe individësh në Shqipëri apo vende të tjera për arsye të ndryshme.

Vendimi për ish liderin e PD-së është tjetër proces për të cilin Uashingtoni ka qenë i qartë se nga të gjithë të shpallurit “non grata”, asnjë vendim nuk është kthyer më pas.

Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të DASH, nuk ka asnjë rast ku të jetë kërkuar falje për shpalljen e dikujt të padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Andaj, pavarësisht konspiracionit që prodhohet, SHBA u ka ndaluar përfundimisht hyrjen në territorin amerikan ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të “përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë”.

Në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Shtetit janë edhe disa ish-zyrtarë dhe figura politike të Shqipërisë.

Ndalim të hyrjes në SHBA kanë ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi.(TemA)


        
 
Next Post

“Dy anije në Triport për prodhimin e energjisë”, Balluku: Siguri energjetike për dy vjet

Gjesti i Yuri Kim, që tërboi Sali Berishën

Ylli i shuar i LSI avokat antiamerikan "fals": "Shpall" non grata ambasadoren e SHBA-së me "uaau-uaau" për të mbrojtur Berishën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In