• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, July 3, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berishën po e tallin edhe njerëzit e tij, i prezantojnë një sekretare si zëvendesministre të Italisë

July 2, 2023
in Aktualitet
        
 

Kryetarin e PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha e kanë vënë sërish në lojë duke i prezantuar sekretaren si ish-zëvendës ministre.

Këtë herë Berishën e kanë talluar duke i prezantuar shtetasen Lindita Elezi si një ish-zëvendësministre të qeverisë italiane gjatë qeverisë së mëparshme.

Berisha ka postuar një foto së bashku me të ku prezanton Elezin si ish-zëvendës ministre.

“Shqiptarët me garë të lirë, triumfojnë kudo!

Sot pata kënaqësinë të prisja në takim Znj. Lindita Elezi, ish zëvendës ministre, si përfaqësuese e Lega Nord në qeverinë e mëparshme italiane dhe tani e zgjedhur si e para shqiptare anëtare e Parlamentit Rajonal të Marke, së bashku me Znj. Merita Kaca Bushi.

Duke përgëzuar zonjën Elezi shtova se shembulli i saj personal frymëzon shqiptarët dhe dëshmon më së miri sesi gara elektorale, aty ku është e lirë dhe e drejtë, i mundëson çdokujt të aksesojë çdo funksion demokratik, pavarësisht vendlindjes apo origjinës.

Në këtë drejtim, mjerisht, Edi Rama e largon gjithmonë e më shumë Shqipërinë tonë nga kombet e lira demokratike të perëndimit, ashtu si dhe nga Italia fqinje ku krimi i organizuar luftohet nga pushteti, ndërkohë që këtu, ai është bërë palë me të duke e kthyer vendin tonë, defakto në të parin narko-shtet në Europë. Nuk ka më asnjë dyshim se me Edi Ramën, Shqipëria largohet çdo ditë nga Europa.

Takimi ishte i hapur dhe kaloi në mirëkuptim të plotë”, shkruan ai.

Ndërkohë sipas verifikimeve në internet në skedën e saj në këshillin e Marche apo edhe në postime mediatike ajo del se ka punuar si sekretare në Presidencën e Këshillit të Ministrave.

Duket se Berishën po e “tallin” stafi i tij i ngushtë duke mos i verifikuar personat që ai prezanton në publik dhe del me to madje në disa raste ai ka bërë edhe denoncime ndërkohë që kanë rezultuar edhe vënie në lojë.

Kujtojmë “denoncimin” e kitaristit Joe Walsh si Erion Veliajn në Iran për marrjen e inceneratorit apo edhe vënien e emrit “Dan Hutra” një rruge në Kamzë ku rezultoi e gjitha një vënie në lojë./ Hashtag.al


        
 
Next Post

Gazment Bardhi ia hedh paq burgut! Si shpëtoi nga prangat “koka e grupit paramilitarë" të mbrojtjes së votës që vranë Xhuvanin

Spiuni Ilir Metaj përjashtohet me ligj nga politika, 13 korriku dita e fshesës për deputetët dhe funksionarët “fuksë”

Zbardhet strategjia e SHBA: Forcat speciale amerikane “pushtojnë” Shqipërinë! Ja si do godasin influencat e huaja dhe roli i fuqishëm i tyre në ruajtjen e stabilitetit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In