Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka shprehur sot mirënjohjen ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe serbëve për angazhimin e tyre për paqen.
“Durim pothuajse i pakufi, përkushtim për paqen, politikë të mençur dhe dialog me të gjithë ata që në çfarëdo mënyre mund të kontribuojnë në ruajtjen e paqes” tha ajo.
“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti.
T’i drejtohemi përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo me anë të një postimi në teitter.
Ajo ndër të tjera falenderoi edhe partnerët ndërkombëtarë që ndihmuan në ruajtjen e paqes dhe uljen e tensioneve.