Fatos Lubonja, ka analizuar sjelljen agresive të Presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve parlamentare.
Duke e justifikuar, Lubonja tha se Meta bërtet, të vendosë alarmin tek ndërkombëtarët që këto të mos guxojnë të vendosin duart në zgjedhje.
“Ai bën të fortin sipas meje me idenë që duke qenë dhe president do të ndalojë vjedhjen e votës. Unë nuk thash që nuk është në fushatë, është, por kontradikta qëndron në këtë, a beson, a do të japë kurajë, realiteti është ky. Ai duke qenë president bën që të sigurojë mbrojtjen e votës.
Bërtet, të vendosë alarmin tek ndërkombëtarët që këto të mos guxojnë të vendosin duart në zgjedhje. Do të ketë a jo vjedhje votash besoj do të ketë.
Po të shikosh listën e Durrësit, ata kriminelë janë fut pikërisht për këtë punë. Ka indicie, ata janë të alarmuar. Gjykimi im është që e kanë shumë të vështirë, vetëm po pati ndonjë dyndje të popullit shqiptar. Ai mund të ketë dhe shqetësime me Bashën. Por edhe shqetësimi i Ramës është që hoqi koalicionet, ndryshoi marrëveshjen e 5 qershorit, pse nuk flasim edhe për këto ne”, u shpreh Lubonja./CNA.al