Shpesh herë nëna natyrë na befason dhe na dhuron neve momente ikonike.
Një video që po qarkullon gjerësisht në internet, tregon luftën mes një korbi dhe një miu.
E gjithë beteja zhvillohet në një fushë sportive në Britaninë e Madhe.
Në video duket sikur korbi kërkon një vakt të shijshëm për vete dhe e kap herë pas herë nga bishti miun por edhe ky i fundit i kthehet duke u vetëmbrojtur.
Në fund miushi i vogël arrin të shpëtojë duke u futur në një nga vrimat e kolektorëve të fushës.
Shihni videon: