Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka dhënë lajmin se ambasadorja Yuri Kim është betuar në senat dhe tashmë është zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
“Betohet Ambassadorja Kim! Ajo është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm!”- shkruan Faber në një postim në Twitter.
Ajo është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!
Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm!