• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bill dhe Hillary Clinton të trishtuar për vdekjen e ish-sekretares Albright: Humbje e madhe për botën

23/03/2022
in Aktualitet
        
 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, thanë se vdekja e Madeleine Albright është një humbje e madhe për botën.

Albright vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare.

“Ajo ishte një prej sekretareve më të mira të Shtetit, një ambasadore e shkëlqyer në OKB, një profesoreshë brilante dhe një njeri i jashtëzakonshëm”, u tha në deklaratën e përbashkët të Bill dhe Hillary Clinton.

Madeleine Albright gjatë administratës së Bill Clintonit shërbeu fillimisht në postin e ambasadores në Kombet e Bashkuara dhe më pas më 1997 u emërua në postin e Sekretarit të Shteitt.

Ajo ishte gruaja e parë në këtë post dhe shërbeu deri më 2001. Albright ka qenë sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

“Për shkak se ajo e dinte nga dora e parë që vendimet politike të Amerikës kishin fuqi për ta bërë dallimin në jetën e njerëzve në mbarë botën, ajo e pa punën e saj edhe si obligim, por edhe si mundësi”, thanë Bill dhe Hillary Clinton.

“Ajo e bëri më të mirën për të avancuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin: duke i dhënë fund spastrimit etnik në Bosnje dhe Kosovë; duke mbështetur zgjerimin e NATO-s në Evropën Qendrore; duke luftuar përhapjen e armëve nëbrthamore; duke zgjeruar përpjekjet e SHBA-së për të forcuar shoqërinë civile, duke reduktuar varfërinë dhe duke ulur borxhin në shtetet në zhvillim; duke ngritur shqetësimet për ndryshimet klimatike dhe degradimin e mjedisit në nivel botëror dhe shumëçka tjetër.

Për më tepër, deri në bisedën tonë të fundit dy javë më parë, ajo kurrë nuk e humbi sensin e humorit apo vendosmërinë e saj për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, u shtua në reagimin e Bill dhe Hillary Clinton.

“Pothuajse tre vjet më parë, ne ishim në udhëtimin tonë të fundit së bashku për të festuar 20-vjetorin e luftës së Kosovës për pavarësi, kur ata vendosën që ta zbulonin një statujë të saj në qendër të Prishtinës. Për të ishte një ditë shumë e lumtur, një ditë shumë e merituar”, thuhet në reagim.

Gjatë kësaj vizite në Kosovë më 2019, Albright deklaroi se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë “ishte i drejtë”. Po në vitin 2019, Kosova e kishte dekoruar ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë.


        
 
Next Post

“Boll me kofshët në TV”! Media ku punonte prej kohesh merr vendimin drastik për gazetaren e njohur italiane

Kreshnik Spahiu lëshon ‘BOMBËN’, zbulon lojën që po luajnë Basha me Berishën: 3 ditë zgjat çudia. Prej 9 vitesh keni...

Pse u fik protesta? Idajet Beqiri: Ka një problem të madh

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved