Siç u pa nga të gjithë, sot Ilir Meta shkoi tek anija ushtarake amerikane dhe mbajti një fjalim duke përshëndetur stërvitjen ushtarake të NATO-s në Shqipëri, nën drejtimin e forcave amerikane.
Bilushi i Metës përshkruan emocionet nga ky takim.
Në fillim presidenti mori masa t’i lërë gjithë amanetet në rregull.
Mblodhi stafin e Presidencës dhe i la Kodin Sekret të Shqipërisë shefit të Kabinetit:
“-Nëse më ndodh gjë, lexo Kushtetutën dhe dorëzoja Kodin atij që thotë Kushtetuta. Kurrë Edi Ramës.
Shefi i kabinetit u përlot duke marrë kodin dhe shprehu besimin se ai do t’ia dilte dhe do takoheshin përsëri.
Pastaj i erdhi radha sekretarit të Përgjithshëm.
-Ty po të lë porosi tenderin që është në procedurë.
Lexo Kushtetutën dhe jepja tenderin atij që i takon.
Nuk dua spekulime, nuk dua të vdes me turp, të përlyhem në tendera.
-Patjetër, i tha sekretari i përlotur, duke shprehur besimin se ai do kthehej gjallë.
Pastaj ju drejtua këshilltarit Juridik.
-Edhe nëse vdes sot, ti do paraqitesh në Komisionin parlamentar që kërkon të më shkarkojë, dhe të më mbrosh si luan, siç e ka Kushtetuta.
-Patjetër shef, i tha ai. Por do kthehesh gjallë, kam besim.
Në fund u kthye nga unë.
-Do t’u çosh të fala miqëve të mi gazetarë, Nikos, Turit, Babaramos, Sonilës, Qim Pekës etj, dhe t’u thuash që ai vdiq si burrat dhe nuk ju drodh syri fare kur admirali amerikan i tha duam të të bëjmë një shetitje në Malin me Gropa.
-Patjetër shef, i thashë. Por kam besim se ti do kthehesh i gjallë.
Kur dolëm në oborr, ai u përkul para rojes së Gardës.
-Të kam besuar Presidencën, i tha, kështjellën e fundit që nuk merr dot Edi Rama.
Duhet të vdesësh për këtë ndërtesë.
-Si urdhron, i tha ushtari i përlotur.
Nën këto emocione u nisëm për Durrës. Shkuam në port.
Na shoqëroi dikush nga Ambasada amerikane deri tek anija luftarake.
Aty na treguan mikrofonin.
-E paskan vënë bombën në mikrofon, më tha ngadalë.
-Mos u tremb, i thashë. Më ke pranë.
Filloi të flasë. Të gjithë dëgjonin në heshtje.
Edi Rama shikonte me cep të syrit ambasadoren amerikane që të jepte sinjalin.
Ajo nuk guxoi të shtypte butonin.
Gjithçka mbaroi me triumfin tonë.
Armiku nuk guxoi të na prekte as një qime floku.
Kthimi në Lalëz ishte një festë e vërtetë”.