Presidenti Meta është i shqetësuar pse ambasadorja amerikane ka caktuar nesër Durrësin, si qytetin që do vizitojë, pas deklaratës së Metës se ai do jetë në Durrës dhe Vlorë.
Bilushi i Metës, në një sqarim për gazetarët tha:
“Të dashur miq!
Dyshimet tona pse ambasadorja ka zgjedhur Durrësin, janë të shumta.
Dyshimi i parë është se një kandidati i joni, ka pas qenë më parë bashkëpunëtor i amerikanëve tek shërbimi sekret dhe ai mund të ketë rrjedhur informacion mbi planin tonë të masave për eleminimin e të dyshuarëve që mund të prekin votën.
Akoma nuk i kemi verifikuar të dhënat, por nëse ky na rezulton agjent amerikan, do ta detyrojmë të japë dorëheqje si Luan Rama në Vlorë.
Nesër do mbahet në mbikqyrje dhe do të dorëzojë telefonin në shtab.
Dyshimi tjetër është se ajo kërkon të identifikohet në Durrës se kush është, pasi populli i Durrësit e ngatërron emrin Kim me emra të tjerë.
Në Durrës thuhet vazhdimisht që Kimi mbështeti presidentin, apo Kimi ishte në mal me presidentin.
Kjo vjen ngaqë në Durrës njohin Kim Kardashianin, Kim Mehmetin dhe Kim Pekën, si njerëz të afërt të presidentit.
Kjo ka krijuar shqetësim tek amerikanët, se nuk po shkon si duhet mesazhi i SHBA dhe po ngatërrohet me Kim-at e tjerë.
Ndaj kërkon të imponohet fizikisht dhe të thotë që unë jam Kim dhe nuk jam me Ilir Metën.
Së treti, dyshojmë se ambasadorja Kim, kërkon t’i tregojë Ilir Metës se do ta fusë në listën e Dakos, meqë është në Durrës.
Ne nuk i frikësohemi kësaj, pasi siç ka thënë Ilir Meta, ai dhe vdekjes nuk i trembet nga amerikanët, mjafton që ta vrasin në Malin me Gropa, që të mos bëjë dëm.
Ndaj nesër prej mëngjesit jemi në Durrës.
Kemi udhëzuar strukturat që nëse shikojnë eskortën e zonjës Kim, të na njoftojnë, që të mos kemi përballje fizike, pasi presidenti është shumë emocional dhe rrezikon të qajë nga pendesa që kanë bërë fjalë në TV”.