Pas publikimit të një studimi që nxjerr Sazanin të lidhur me Naim Frashërin, Bilushi i Metës e thirri Sazanin në një ceremoni urimi në Presidencë.
Gjatë ceremonies, Sazani i shpjegoi presidentit, se ku e kishte kuptuar që ai ishte pasardhës i Naim Frashërit.
Argumentet ishin shumë bindëse.
Sazani ka një dashuri të pafund për malet, kodrat, brigjet, qengjat, kecat, lulet, arin, zogjtë dhe gjithçka tjetër që i ka kënduar Naimi.
-Kjo më bindi, tha Sazani, të kërkoj në rrënjët e mia dhe ato më çuan në Frashërin e Naimit të madh, biles në familjen e tij, pasi ai rridhte nga një degë e familjes sime.
I entuziasmuar nga ky zbulim, presidenti i kërkoi t’i futej një studimi për të nxjerr pemën gjenaologjike të Doktorit, pasi ka shumë shenja që ai rrjedh nga familja e Bushëve në SHBA.
-Kemi shumë argumente, i tha presidenti.
Bushi e do SHBA, dhe Berisha e do SHBA.
Bushi se ka qejf Sorosin, as Berisha se ka qejf Sorosin.
Bushi ka qejf fermën me kuaj, dhe Berisha ka qejf fermat me kuaj.
Biles ka qejf kalin në përgjithësi si kafshe.
Bushi e do Kosovën, dhe Berisha e do Kosovën…
Ka dhe plot ngjashmëri të tjera.
-Lere se e rregullojë unë tani, tha Sazani, dhe i hyri punës.
Berishët kanë qenë vendosur në Iball të Pukës.
Në 1690, në kohën e lëvizjeve të Bogdanit kundër turqve, aty pati një revoltë dhe një paraardhës i Berishës vrau priftin e fshatit.
Fshati hyri në hasmëri me fisin dhe ata u zhvendosën nga fshati.
Një degë iku në Viçidol, në anën tjetër të lumit. Dega tjetër iku në Tivar.
Aty Berishet e bënë mbiemrin Bush, ngaqë plakut të familjes i thërrisnin të gjithë Babush.
Shkurt me përkëdheli Bush. Një nga fëmijët e plakut i hipi një ditë tragetit dhe iku në Itali.
U vendos aty me familje. Pas dy brezash një nga fëmijët iku në SHBA, pasi Italia ishte e varfër.
Kërkoi ku kishte zona me pyje bosh. I thanë në Teksas. Ai u vendos aty.
Zaptoi një fermë 500 hektarë dhe ndërtoi kullën e vet aty.
Brez pas brezi pastaj trashëguan mbiemrin Bush, i cili ka kuptim vetëm në shqip.
Në vitin 1992, kur nisi lufta në Jugosllavi, një pasardhës i kësaj familje, Xhorxh Bushi i parë, gjeti një letër në një shishe në plaçkat që kishte marr me vete nga Italia, ku thuhej se ata ishin fis Berisha dhe Kosova ishte amaneti i tyre.
Atëhere ai paralajmëroi Miloshevicin për vijën e kuqe, me rastin e Krishtlindjeve më 1992.
Në vitin 2007, Bushi tjetër, pasardhës i tij, shpalli pavarësinë e Kosovës.
Pasi iku nga president, ai e harroi në zyrë atë shishen me letër dhe e zbuluan këta presidentët e tjerë.
Së fundi i ka rënë në dorë Xho Bajdenit dhe ai e ka cilësuar korrupsion dhe nepotizëm lidhjen e tyre me Berishën, dhe meqë s’kanë çfarë t’u bëjnë atyre, kanë futur Berishën në listë të zezë.
Pas kësaj, Profesor Sazani premtoi ta shkruajë në një papirus pemën gjenaologjike që provon se Bushët rrjedhin nga Berishët.