• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bllokuan rrugët dhe u përplasën me policinë, 1 i arrestuar dhe 15 nën procedim, 2 për posedim dhe shperndarje lëndësh narkotike

10/09/2026
in Aktualitet, Kronike
        
 

jë person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 9 shtator në Tiranë. Sipas Policisë, personat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës, duke bllokuar qarkullimin në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit.

Në pranga ka rënë shtetasi Ergis Qoku, 33 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas uniformave blu, Qoku dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht Shkelzen Bushi, Ilir Muzhaqi, Visuar Dalipi, Aldi Rruklli, Suel Elezi, Asim Prengezaj, Ardi Disha, Ermelind Kuka, Besnard Kaimi, Endri Neziraj, Aleandro Ahmetsulaj, Klodian Gjoka dhe Henri Tobli.

Për këta shtetas, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, në Prokurori janë referuar materialet për Arnold Zhupanin dhe Mario Rekën, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ata dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve fizike ndaj dy shtetasve është gjetur lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se personat e proceduar ishin vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Rrugën e Elbasanit, kryqëzimin te Ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë, kryqëzimin e Urës së Vasil Shantos, zonën e 21 Dhjetorit dhe kryqëzimin te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimeve të dyshuara të kundërligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


        
 
Next Post

Dy protestues kapen me lëndë narkotike dhe lihen të lirë! Nëse je "flamingo mund të pish dhe shpërndash drogë?! Kur ka ndryshuar Kodi penal?

Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Muhamed Halili: Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë: Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved