FT/ Spanjë 2-1 Belgjikë (Ruiz 30′, Merino 88′ / De Ketelaere 41′)
SHBA – Spanja fitoi 2-1 kundër Belgjikës mbrëmjen e kësaj të premteje me orën shqiptare në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Tanimë është mësuar edhe çifti i parë gjysmëfinalist i këtij Botërori, me ndeshjen Francë – Spanjë që do të luhet më 14 korrik në orën 21:00.
Ndeshja në California pa Spanjën në sulm gjithë 90 minutat, ndërsa Belgjika mbrojti mirë deri dy minuta përpara fundit. Ndeshja u zhbllokua nga Fabian Ruiz i cili i dha epërsinë Spanjës në minutën e 30-të. Megjithatë në fundin e pjesës së parë, konkretisht në të 41 minutë ishte Charles De Ketelaere që vendosi ekuilibrat në 1-1.
Fraksioni i dytë pa Spanjën më kërkuese, megjithatë hedhja në fushë e Mikel Merinos në minutën e 86-të ishte deçizive për spanjollët. Vetëm dy minuta pasi u fut në fushë, njësoj si në ndeshjen kundër Portugalisë, Merino e ndali topin në rrjetë për golin 2-1 dhe festën e Spanjës. Merino bëhet i vetmi lojtar i Spanjës që shënon dy gola pas minutës së 80-të si zëvendësues në një turne.
Edhe pse në fund u dhanë shtatë minuta shtesë, Belgjika nuk e kishte fuqinë për ta dërguar ndeshjen më tej, duke u eliminuar.
Kështu, gjysmëfinalja e parë e kësaj Kupe Bote do të jetë Francë – Spanjë dhe do të zhvillohet më 14 korrik në orën 21:00 me kohën shqiptare.
Komentet më të rëndësishme:
90+7′ Mbyllet 2-1 për Spanjën ndeshja në California. Iberikët gjejnë Francën në gjysmëfinale.
88′ GOOL! I sapofutur nga stoli, Mikel Merino shënon golin e avantazhit 2-1 për Spanjën.
46′ Nis pjesa e dytë, De la Fuente dhe Garcia nuk bëjnë zëvendësime.
45+5′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë, skuadrat po freskojnë muskujt dhe idetë.
41′ GOOL! Charles De Ketelaere ka shënuar për Belgjikën golin e barazimit 1-1. Spanja pëson golin e parë në këtë Kupë Bote pas gjashtë ndeshjesh.
30′ GOOL! Fabian Ruiz i jep epërsinë Spanjës.
1′ Nis ndeshja.
Datat dhe oraret e ndeshjeve çerekfinale:
9 korrik ora 22:00 / Francë 2-0 Marok (Boston)
10 korrik ora 21:00 / Spanjë 2-1 Belgjikë (Los Angeles)
11 korrik ora 23:00 / Norvegji – Angli (Miami)
12 korrik ora 03:00 / Argjentinë – Zvicër (Kansas)



