Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me lajmin që FSHF dha në Report Tv se ka nxjerrë në shitje emrin për stadiumin “Arena Kombëtare” që pritet të jetë i përfunduar në muajin nëntor.
Arben Dervishaj, shef i sektorit të Infrastrukturës në Federatën Shqiptare të Futbollit tha në një intervistë për Report Tv, se “kompani të mëdha në fushën bankare, në fushën e sigurimit, në fushën e naftës, janë ftuar nga FSHF për t’i vendosur emrin e tyre stadiumit. “Kjo është një praktikë që nuk e kemi shpikur ne pasi ndodh në të gjithë botën.”, tha Dervishaj.
Por për Erion Braçen, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës! Në një reagim në Instagram, teksa shpërndan lajmin e Report Tv, zv.kryeministri i drejtohet Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e cilësuar si tregtar, Armando Dukën dhe dretjuesit e saj, duke i dhënë shembuj konkret se si funksionon në botë:
“Tregtarë, kur nuk shisni dot garën tuaj mos shisni Qemal Stafën.
Pyetje për çdo tregtar:
Cila kompani nafte ka emrin ne WEMBLEY te Londres, Anglise?
Cila banke ka emrin ne STADE DE FRACE te Parisit, Frances?
Cila kompani sigurimi ka emrin ne OLYMPIASTADION te Berlinit, Gjermanise?
Cila kompani telefonie ka emrin ne STADIO OLIMPICO te Romes, Italise?
Cila kompani vezesh ka emrin ne SANTIAGO BERNABEU te Madridit, Spanjes?
Doni edhe me shume?
San Siro ne Milano ishte oligark nafte?
San Paolo ne Napoli ishte oligark financash?
Artemio Franchi ne Firenze ishte oligark sigurimesh?
Old Trafford ne Manchester emrin e ciles kompani mban?
Anfield ne Liverpool kur ka mbajtur një emër tregtar?
Te gjitha këto kompani, kane emrat ne kampionatet, ligat-garat ne Angli, Gjermani, France, Itali, Spanje!
Kur nuk tregtoni dot garën tuaj, mos shisni “Qemal Stafen”