• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, July 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Braçe rikthen kritikat: Të shpëtojmë nga fuksat dhe spiunët, nuk i lënë njerëzit të riparojnë çatitë

May 8, 2023
in Aktualitet
        
 

Deputeti i Partisë Socialisti, Erion Braçe ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza dhe në sulme sa i takon procedurave për rregullimin e banesave. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale dje ai ka bërë thirrje kundër atyre që i ka cilësuar si “spiunë dhe fuksa”, që spiunojnë njerëzit që ndërtojnë çatitë e tyre.

Nga Bregasi i Divjakës, Braçe u shpreh se nuk e kuptonte se pse spiunojnë njerëzit që po ndërtojnë çatitë e banesave të tyre, teksa ishte krahë një banori të zonës që i kishte ndodhur diçka e tillë.“Jam në Bregas, prapë muhabet çatie. Dikush ka spiunuar se nuk dinë çfarë të bëjnë përveç se të spiunojnë njerëzit që bëjnë çati.

Nuk e kuptoj pse nuk i lënë njerëzit të rregullojnë shtëpitë e tyre. Nuk e kuptoj. Çatia po binte dhe vendose të ndërtosh çatinë me ato lekë që kishe. Dy gjëra dua të them për të gjithë. Pa përjashtim. Bëj durim nga spiunët dhe fuksat e kryefuksit që kandidon në Divjakë për t’u marrë me çatitë e miletit.

Në 15 maj me t’u kthyer në parlament do miratohet ligji që heq lejet për çatitë, avllitë dhe ndërtimet e brendshme që njerëzit të jenë të lirë të rregullojnë banesat e tyre. Dhe të shpëtojmë një herë e mirë nga fuksat që nuk lejojnë njerëzit të ndërtojnë çatitë”, u shpreh Braçe. Ndërkohë, edhe më herët deputeti socialist ka folur edhe për një tjetër rast. Ai u shpreh se spiunët e partisë kanë lënë fushatën e janë shpërndarë në fshatra për të kallëzuar hallexhinjtë.

“Ishte “nuk të lë i ligu të bësh shtëpi”; është “nuk të lë i ligu të bësh çati”. Në Shënkollas, tek një hallexhi, hera e parë që e takoj sot dhe ishte halli i tij që më bëri ta njoh.

Një shtëpi veç një kat, e thjeshtë e nën agresionin e lagështirës, bërë që nga viti 1984 dhe kishte nisur ta ribënte me të ardhurat nga puna, ja doli më në fund, por edhe kjo i kthehet në hall.

Spiunat e partisë, partive të këtyre, kanë kallëzuar hallexhiun dhe ja pasoja, e kanë lënë fushatën e janë shpërndarë nëpër fshatra të përgjojnë e spiunojnë hallexhinjtë që bëjnë çati”, shkruan deputeti i Partisë Socialisti, Erjon Braçe.


        
 
Next Post

Sekretarja amerikane e Thesarit bën paralajmërimin e frikshëm: Një krizë e madhe pritet të...

"Më ka dëmtuar shumë lojën”/ Bledi hedh akuza të rënda ndaj vajzave të Kosovës, reagon ashpër Nita: Nuk duhet të trajtonte martesës tonë brenda si të vërtetë jashtë

Java e fundit! Ilir Meta hedh Leshkon, Elona Gurin dhe Tankistin në fushatë me çanta me para: Vetë takime pas mesnate me njerëz të krimit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In