Artan Imami është përplasur me regjisorin Edmond Budina i cili kërkoi dorëheqjen e qeverisë “Rama” për një sërë çështjesh që sipas tij kanë dëmtuar shqiptarët. Të ftuar në “Open”, Imami i ka kërkuar Budinës fokusimin te arti dhe jo te axhendat politike pasi në këtë mënyrë nuk i shërbehet progresit të teatrit.
“Boll recitove monologun e Lulit se është turp të gënjesh kështu, mos gënje kaq hapur se kemi qenë komshinj dhe të njoh mirë”, tha ndër të tjera Imami.
Fill pas kësaj, Budina ka braktisur emisionin duke menduar si ai Budina ishte nivel i “lartë” dhe se Imami për të nuk ishte niveli i përshtatshëm i bisedës.
Pjesë nga debati :
Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.
Imami: Edmond je një uzurpator.
Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?
Imami: Unë jam Tan Imami.
Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.
Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.
Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.
(TemA)