Komisioni Europian ka dhënë OK për projektligjin e rishikuar të korporatës së investimeve duke e cilësuar si plotësisht në linjë me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian.
Përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrisë së jashtme, shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e zgjerimit, Michela Matuella deklaron se drafti i ri reflekton plotësisht komentet dhe adreson shqetësimet që komisioni kishte shprehur për projektligjin fillestar.
“Dëshiroj të konfirmoj se drafti i rishikuar për Korporatën e Investimeve që ju na keni dërguar në datën 18 korrik, merr parasysh në mënyrë të plotë komentet tona. Do të doja t’ju falëndëroja për bashkëpunimin shumë të mirë”.
Projektligji fillestar I qeverisë për korporatën shtetërore të investimeve ngjalli shqetësime tek partnerët dhe institucionet ndërkombëtare. Pika më kontroverse e këtij drafti ishte e drejta e korporatës për të prokuruar investime si një kompani private, pra jashtë ligjit të prokurimeve publike dhe në kundërshtim me direktivat e bashkimit europian.
Pas këtyre vërejtjeve nga partnerët ndërkombëtar, komisioni parlamentar i ekonomisë përmes një marrëveshje mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës vendosi ta tërheq draftin nga votimi në minutat e fundit.
Që nga ajo kohë Ministria e Financave dhe komisioni i ekonomisë kanë zhvilluar konsultime intensive me ekspertët e bashkimit europian për të adresuar shqetësimet e brukselit dhe drafti I rishikuar pritet të votohet këtë të hënë, sipas variantit të dakortësuar me Komisionin Europian.
Por ja si flet përçartë Jorida Tabaku ose SHQUP Babalja;
Në një akt të fundit banditesk, komisioni ekonomisë ka nisur tani diskutimet për ligjin antikushtetues të Korporatës të Investimeve!
Korporata e investimeve – aferë më gjigande se skema korruptive e 1 mld të PPP!
Ndonëse të gjitha institucionet ndërkombëtare nga FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës dhe Departamenti AMerikan i Shtetit kanë kritikuar qeverinë për ligjin e Korporatës së Investimeve, kjo e fundit ka vendosur të çojë deri në fund çmendurinë që ka projektuar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të xhepit të saj personal. Në një akt banditesk të denjë për një qeveri në ikje, tani komisioni ekonomisë është thirrur për të miratuar projektligjn i cili para 4 muajsh u tërhoq nga diskutimet nga presioni i Partisë Demokratike dhe i partnerëve ndërkombëtarë, projektligjin e Korportaës së Investimeve! Për asnjë çast dhe në asnjë moment PD nuk ka reshtur së denoncuari këtë projekt kriminal ndaj buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve, ngritjen e një korporate shtetërore për të shpërndarë prona pa tender dhe pa asnjë procedurë ligjore. Kemi informuar cdo institucion ndërkombëtar, kemi denoncuar publikisht dhe kemi paraqitur argumenta se pse kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të buxhetit e ngjashme me mega-aferën e paketës 1 mld.