Pas fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha, deputeti i zgjedhur Agron Shehaj ka zgjedhur të largohet nga Kuvendi Kombëtar i PD.
Ndonëse i ishte parashikuar të mbante fjalim, Shehaj ka refuzuar të flasë pas diskutimit plot elozhe të Bashës ndaj vetëvetes.
Ende nuk dihen motivet e kësaj revolte të Shehajt i cili pas zgjedhjeve ka qenë mjaft kritik me liderin e PD.
Ajo çka vihet re në Kuvend është fakti se ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i PD-së, por që së fundmi ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha ka, ka zgjedhur që të bojkotojë punimet në Kuvendin Kombëtar.
Ditën e djeshme në listën e gjatë të kandidaturave ra në sy mos përjashtimi i kritikëve të Bashës si Edit Harxhi, Arben Ristani apo Fatbardh Kadilli apo edhe rebeleve si Fatjona Dhimitri që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes.
Bujar Nishani një ndër zërat më të ashpër ndaj lidershipit demokrat pritet të largohet nga drejtimi i këtij organi, por jo nga përbërja e tij pasi për shkak të funksionit si ish-President ai është automatikisht pjesë e tij si anëtar i thjeshtë.