Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, janë bërë prindër.
Mediat turke raportojnë se çifti është bërë me djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Karan.
Haberturk ka thënë detaje për peshën (3.670 gramë) dhe gjatësinë e foshnjës (52 centimetra), ndërsa aktori i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij në sallën e lindjes.
Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u martuan në vitin 2017 në një ceremoni të veçantë.
Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vilën Sait Halim Paşa Yalısı të Stambollit.
Çifti janë mjaft të njohur në Turqi për shkak të angazhimeve në seriale të ndryshme mjaft të ndjekura.