Një debat është zhvilluar mes Genc Burimit një roje parkingu në Francë që çuditërisht promovohet nga ca media të mbushur me analfabet funksional në fushën e informimit dhe gazetarisë profesionale analistit dhe sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri.
Ky i fundit kritikoi retorikën politike të Burimit, që sipas tij është pro ‘foltores’ së Berishës.
Nga ana tjetër, roja i parkingut u përgjigj duke thënë se kritikon të gjithë politikanët dhe se nuk favorizon asnjërin a thua se politikanët shqiptarë presin favore nga ky idiot që për t’i dhënë argument qëndrimit të tij rikujtoi qëndrimin e Bashës menjëherë pas shpalljes non-grata të Berishës nga SHBA-të.
Pjesë nga debati në studion e Report Tv:
Kulluri: I pari që ka çuar telegram për Biden ka qenë Berisha dhe më pas Basha. Berisha e ka grisur telegramin ndërsa Basha i ka qëndruar telegramit.
Idioti Burimi (qesh)
Kulluri: Kjo është e vërteta prandaj është qesharake. Retorika juaj dhe e jotja personale kundër SHBA-ve, për PD-në është vijë e kuqe dhe harroje ti dhe të gjithë ata si puna jote që bëjnë retorikë anti-amerikane lart e poshtë por edhe në Shqipëri që do ta shtyjnë partinë Demokratike në kurs anti-BE.
Burimi: Shiko, lëvizjet e tua sa majtas djathtas njëherë me Berishën e me Bashën, më mirë mos i përziej, rri i pavarur si unë, se për këtë punë të jap ujë në bisht të lugës.
Më kujto pak deklaratën e shefit tënd Lulzim Basha ditën kur u shpall non-grata Berisha, e konsideroi ‘burrë shteti’.
Kulluri: Qëndrimi i sotëm është ‘non-grata’ mos hap librat e historisë.
Burimi: Unë u bie të gjithëve, Berishës e Ramës. Unë të vë në sfidë ty, kam vënë në krahasim Berishën me Putinin.