Zbardhja e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Chrouch i ka tronditur të gjithë. Ndërsa hamendësohej se ishte vrarë nga grabitës me origjinë shqiptare, policia greke ka identifikuar si autor të krimit bashkëshortin e saj, pilotin 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos.
Për këtë ngjarje të rëndë që ka pasur interes të lartë edhe në vendin tonë ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.
Teksa përgëzon policinë greke për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, Braçe iu jep një ‘shuplakë’ të fortë mediave të shtetit fqinj të cilat vazhdojnë të jenë ‘peng’ të steriotipeve se shqiptarët janë grabitës, kriminel e vrasës.
Postimi i plotë:
Pra;
CAROLINEN NUK E KA VRARE
NJE SHQIPTAR!
AS NJE BANDE SHQIPTARESH DHE,
AS NJE BANDE ROMESH NGA SHQIPERIA,
“ATA QE KRYEJNE KRIME TE PERBINDSHME NE VENDIN FQINJE”!
Prej dites kur u njoftua krimi makaber,
ores, oreve e diteve qe pasuan,
mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!
E VERTETA DOLI NE DRITE TE DIELLIT DHE VRASESI NUK ESHTE NJE SHQIPTAR, AS SHUME TE TILLE!
Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!
Po media greke?
Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste,
duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;
Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!
I keqardhur pafund per kete!
Krimi nuk ka komb, as kombesi!
Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;
Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;
Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!