• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Çfarë “bëmash” i kujton Brisit të Monikës, personi me numër cel: 068 40 79 222? Një histori korrupsioni i vajzës së Xhikos

11/11/2022
in Dosja X
        
 

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, ose “vajza e Xhikos”, siç e thërret shefi Ilir Meta dhe komshiu Edmond Panariti; pasi Rama e përzuri nga “tepsia” e pazareve dhe korrupsionit të PS ngaqë “hante e llapte” shumë, është bërë “flamurtare” e LSI për luftën kundër korrupsionit.

U fut në këtë parti, me mendimin se Saliu e Iliri do merrnin pushtetin më 25 prill 2021 e do ta bënin Ministre Energjie; madje Monika e emëroi Zv/kryetare të LSI dhe e kandidoi për deputete në Tiranë, ku mori vetëm 20 vota, ndërsa tani po e keqpërdor si “tellalle” nëpër televizione.

Brisi i Monikës, po flet kundër vjedhjeve të Ramës, ministrave e oligarkëve, sepse ua di zullumet, mbasi në favor të tyre, madje dhe të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, ka fshirë miliona Euro detyrime fiskale, ka lejuar biznese pa licencë e miliona Euro TVSH me fatura false.

Këto ‘qoka’ e pazare penale me vlerë afro 500 milionë Euro që Brisida ka bërë kur ishte drejtore në tatime, i ka zbuluar KLSH, i kanë dhe regjistrat e bilanceve në tatime, raportet e auditit të Ministrisë së Financave e dosjet në 3 kallëzime penale.

Por më të sakta e të plota si prova, SPAK mund t’i verifikojë e zbulojë te tabulatet e numrit telefonik: 068 40 79 222, i cili nuk është numri i Brisit të Monikës, as i ndonjë ministri, oligarku apo trafikanti ndërtues kullash, por i sekserit e ish-vartësit të saj me detyrë të lartë në tatime.

Sa herë që Brisi i binte numrit: 068 40 79 222, nuk e pyeste për punët e tatimeve, por i linte detyrë për pazare të reja, ose i kërkonte informacion e llogari, mbi pazaret e vjetra.

Ndërsa sa herë që Brisit, i binte ky numër telefoni, ajo e kuptonte se vartësi i saj sekser kishte mbyllur pazaret, ose merrte miratimin prej Brisit, për të goditur apo paralajmëruar bizneset problematike, që ishin piketuar për të dhënë çeqet.

Pasi Brisi bënte listën me bizneset e parregullta e ato ilegale, që bënin mashtrime tatimore e kërkonin favore, ia jepte personit në fjalë, i cili prej Brisit ishte pagëzuar me emrin “Gjon”.

Ky i ndante në dy kategori: biznesmenët e fuqishëm, i çonte te zyra e Brisit pas orës 18:00, por dhe krijonte takime në ndonjë vend konfidencial, ndërsa me të tjerët i mbyllte vetë pazaret.

Tmerr kanë pasur biznesmenët e ndërtimit, të resorteve, ushqimeve, bosët e supermarketeve, të miellit e agjencive turistike, sepse numri: 068 40 79 222 i “Gjonit”, u binte çdo fund- muaji si “sirenë”, për t’i kujtuar se drejtoreshë Brisi kishte “kulaçin që ishin tolerimet, por dhe “kërbaçin”, që ishin gjobat, bllokimet e sekuestrimet.

Nga investigimi që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se personi me numër: 068 40 79 222, është kushëriri i Brisit nga Tepelena, të cilin sapo u bë drejtoreshë në tetor 2013, ajo e emëroi Drejtor të Drejtorisë së Administrimit dhe Investigimit të Brendshëm e Anti-korrupsionit në Tatime.

Pra, kishte nën “thundër” gjithë administratën tatimore, të cilët detyroheshin të qëndronin urtë e firmosnin çdo fshirje detyrimesh fiskale, të miratonin çdo bilanc, të vendosnin gjoba e t’i fshinin ato dhe të bënin kontrolle sipas preferencës së personit me numër: 068 40 79 222.

Kaq për sot e për ty, o “Gjon” i Brisit, për zullumet në tatime dhe atje ku ke shkuar më pas e ku gjendesh tani te kupola e pushtetit./Pamfleti


        
 
Next Post

Si u trajnuan gratë e Kamzës për përpunimin e hashashit?! Sot "agronome Lazarati", i kërkojnë të gjithë bosët nga Shqipëria deri në Amerikën Latine si mjeshtre ‘bari"!

Arrestohet në Kakavijë vrasësi me pagesë i Rigert Dervishi: Si u ekzekutua gabimisht ai në vend të baxhanakut trafikant

Frangaj ndryshon look, i bën flokët si Najada Çomo, si po i shuhet ëndërra për t’u bërë pronar i inceneratorëve

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved