• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Çfarë është kanali i Ibër-Lepencit dhe pse është kaq i rëndësishëm?

December 5, 2024
in Diaspora
        
 

Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërmarrje që furnizon me ujë të papërpunuar industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë, si dhe prodhon energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit. Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 Shkurt 1967.

Ndërtimi i këtij sistemi ishte paraparë të bëhej në dy faza: Faza e Ibrit, e cila përfundoi më 1986 dhe faza e Lepencit, e cila nuk është realizuar. Kjo ndërmarrje sot është shoqëri aksionare, 100% në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Si është ndërtuar Ujmani?

Ujmani, rreth 25 kilometra larg Mitrovicës, është një liqen artificial i krijuar me ndërtimin e digës së Ujmanit mbi lumin Ibër, gjatë viteve 1979-1984, për të siguruar furnizimin me ujë për popullsinë, industrinë, termocentralet dhe për ujitje.

Lumi Ibër, që e furnizon Ujmanin me ujë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 kilometrash dhe më pas kthehet në Serbi.

Ujmani ndodhet në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, një zonë e banuar me shumicë serbe, ndërsa një pjesë më e vogël i përket komunës së Tutinit në Serbi.

Sipas dokumenteve zyrtare të Qeverisë së Kosovës, nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, në Ujman (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, si dhe Prishtina me rrethinë.

Ky hidrosistem, gjithashtu, furnizon me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Në rastet e thatësirës, si ajo e vitit 2014, uji nga Ujmani është përdorur edhe për mbushjen e liqeneve afër Prishtinës, Batllavë dhe Badoc.

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, me një sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kapacitet prej 370 milionë metrash kub ujë. Hidrocentrali i tij prodhon 35 megavat energji elektrike në orë.

Kanali Ibër-Lepenc ka një gjatësi prej 49 kilometrash – nga liqeni në Ujman deri në Prishtinë, përfundon në liqenin e Badocit dhe kalon nëpër territorin e pesë komunave: Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq dhe Prishtinë.

Kush e financoi ndërtimin e digës së Ujmanit?

Sipas dokumenteve të Bankës Botërore, ndërtimi i këtij projekti kushtoi mbi 100 milionë dollarë. Prej kësaj, kredia nga Banka Botërore ishte 45 milionë dollarë (42% e projektit), ndërsa pjesa tjetër u financua në nivel lokal përmes një fondi special për zonat e pazhvilluara, nëpërmjet Bankës së Kosovës.

Kredia e Bankës Botërore u miratua në vitin 1971 dhe hyri në fuqi më 1972. Banka ia dha këto mjete qeverisë federale të Jugosllavisë, e cila më pas ia kaloi si kredi ndihmëse ndërmarrjes Ibër-Lepenc, një entitet i krijuar nga qeveria krahinore e atëhershme e Kosovës për zhvillimin e burimeve ujore të sistemeve Ibër dhe Lepenc.

Në një raport të vitit 1986, Banka Botërore deklaroi se ndërtimi i projektit ishte i kënaqshëm, pavarësisht disa vonesave. Megjithatë, çmimi i projektit u rrit disa herë për shkak të inflacionit gjatë zbatimit. Ndërmarrja Ibër-Lepenc nuk arriti të sigurojë fitime në vitin e parë të funksionimit (1977), por kjo ndodhi më 1981, kryesisht nga energjia elektrike. Pagesat për furnizimin me ujë filluan më 1983.

Kosova e konsideron Ujmanin si pronë të sajën, ndërsa Serbia insiston se ka trashëguar borxhin e ish-Jugosllavisë dhe për këtë arsye pretendon të drejtën e pronësisë. Nga ana tjetër, në Zubin Potok ekziston edhe një ndërmarrje në pronësi të Serbisë me emrin “Ibar”, e themeluar në vitin 2002, të cilën Kosova e konsideron si ilegale.

REL


        
 
Next Post

Përparimi i rebelëve në Siri mundësi e re për Turqinë

Mes pikëpyetjeve për Pete Hegseth, Trumpi shqyrton emërimin e Ron De Santis si sekretar i Mbrojtjes

VIDEO/ Gruaja që u bë simbol i protestave në Gjeorgji

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In