Mbrëmjen e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda, shkalla e parë e saj, dha vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Por, përtej asaj që dukej si një surprizë, në qarqet mediatike, por dhe publikisht, qarkulloi një fakt, apo një lajm i heshtur, se ish Ministri i Brendshëm mund të dënohej për shpërdorim detyre.
Janë të shumtë gazetarët që kanë komunikuar e kanë mbledhur informacione nga burimet e tyre. Ka patur diskutime por dhe qëndrime të thëna publikisht në disa emisione televizive, ku deklarohej se Saimir Tahiri do të dënohej për shpërdorim detyre.
Informacioni që jepej ishte se çështja mund të shkonte në 4 vite dënim për shpërdorim detyre dhe në 2.6 vite e përkthyer kjo për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shërbimit të provës, i cili si qëndrim i plotë, pra çështja e shërbimit të provës, nuk argumentohej por jepej si shpjegim ligjorë për shkak të dënimit më të ulët që jepej pos 5 vite.
Por nga ana tjetër, çfarë ndodh pas këtij vendimi?
Tashmë Saimir Tahiri e ka rrugën e tij të hapur, por këtë herë e ka më ndryshe e në rast se Krimet e Rënda do të përballen me grup të strukturuar kriminal , me trafik droge dhe korrupsion, tani çdo qëndrim dhe veprim i tij, përballë drejtësisë, është një i vetëm “shpërdorim detyre” të cilin ai e komentoi se e kishte marrë si dënim për shkak të disa personave qe kishin përdorur emrin e tij.
Gjatë dy viteve të gjykimit të Tahirit është petenduar shpesh se ka pasur prova në lidhje me përfshirjen e tij në trafikun e drogës dhe shumë akuza të tjera, por, në fund, rezultoi se të tre akuzat e ngritura nga Prokuroria, por dhe vendimi i dhënë nga Prokuroria dhe Gjykata italiane, se Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të drogës e mbyllin këtë histori dhe në 30 vite demokraci, sot kemi një ministër të një qeverie në detyrë, pra një njëri që ka luftuar Partia Socialiste në pushtet, të dënuar me 5 vite për shpërdorim deyre, por jo me burg, e përkthyer kjo në 3.6 vite shërbim prove e të tjera rekomandime juridike.
Por kjo nuk është finalja. Hapi tjetër është Gjykata e Apelit. Zoti Tahiri do të vazhdojë të jetë në shtëpinë e tij, pranë familjes së tij, duke vazhduar betejën në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, e cila, sërish, do të kërkojë një periudhë kohor,e që mund të jetë shumë më e shpejtë sesa procedura e ndjekur në Gjykatën e Faktit dhe, më pas, është ai vendim që do të jetë finali, por ajo mund të quhet më shumë se një gjysëm fitore për Saimir Tahirin.
Tre akuzat e tij kriminale kanë rënë. Tashmë ai do të gjykohet vetëm për shpërdorim detyre sepse Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar tre akuzat e Prokurorisë dhe ka ngritur një akuzë tjetër, duke dhënë një vendim jo final por të përkohshëm, deri në vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, apo, për të shkuar më tej, edhe në Gjykatën e Lartë./CNA.al