• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çfarë tha ambasadori i OSBE-së sot që tërboi PD-në dhe LSI-në

March 19, 2019
in Aktualitet, Kryesore
196       
 
196
Shares

Kreu i OSBE-së në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt sot është vënë në qendër të sulmeve nga opozita pasi një interviste të dhënë ku shprehej se në një vend demokratik ku opozita merr pjesë, ato nuk i bojkotohen.

Prononcimi i plotë për mediat i ambasadorit:
Pyetje: Z. zmbasador, është djegur afati dhe opozita nuk i ka çuar anëtarët për KZAZ. A është një hap ky drejt bojkotit të zgjedhjeve nga ana e opozitës dhe a keni komunikime me liderët e opozitës? Keni bërë dje një thirrje. A ka pasur ndonjë reagim?

Ambasadori Borchardt: Ne u kemi bërë thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, gjë që është një proces normal në një sistem demokratik. Lidhur me mosregjistrimin, dje u kemi bërë një thirrje partive që të dorëzojnë kandidaturat e tyre për anëtarë.

Pyetje: Z. zmbasador, dje kryetari i grupit socialist Taulant Balla tha që për reformën zgjedhore do të nisim diskutimet me deputetë të rinj. A është kjo mënyra e duhur për të miratuar reformën zgjedhore?

Ambasadori Borchardt: Ligjërisht, po. Pastaj, sikurse e kam thënë më parë, a është ky një vendim i pjekur politikisht, kjo është çështje tjetër. Ne nxisim dialogun e vazhdueshëm lidhur me reformën zgjedhore.

Pyetje: Nëse opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale, a do t’i njohë OSBE-ja këto zgjedhje si të ligjshme?

Ambasadori Borchardt: Kjo varet nga mënyra se si zhvillohen zgjedhjet dhe nga gjetjet e vëzhguesve tanë. Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Në përgjithësi, mund të them se ne, pikësëpari, i shkurajojmë bojkotet e zgjedhjeve. Për shumë kohë, Shqipëria ka qenë shtyllë e stabilitetit në rajon. Tani, shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë.

Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Një nga arsyet është sepse ndez fitilin që i vë flakën sistemit të demokracisë parlamentare. Pyetja e radhës do të ishte: kur do ta kemi sërish atë parlamentin që e ka mandatin për katër vjet dhe e bën të plotë? Kësaj radhe, politikanët pas dy vitesh patën idenë të digjnin mandatet e tyre. Radhës tjetër, ata mund të gjejnë argumente për ta bërë këtë pas tetë muajsh, dhjetë muajsh apo një viti.

Ky do të ishte, gjithashtu, edhe një shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini që në disa shtete ka opozita që bojkotojnë parlamentin. Një gjë e tillë nuk mund të funksionojë. Ky nuk është thelbi i demokracisë parlamentare.(TemA)


196       
 
196
Shares
Next Post

Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm që do i bëjë gati "lakun" e tmerron: Berisha flet përçartë duke sulmuar Ina Ramën dhe kryeministrin

Flet gruaja e tregtarit që u vra në Durrës: "Më dhimbsen ulërimat e një nëne, doja burgun, jo jetën e djalit"!

Sa e "do" popullin Monika Kryemadhi: Ne nuk mendojmë për vete, por vetëm për shqiptarët! LSI-në e ka ndriçuar Zoti dhe do ndriçojë Shqipërinë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In