• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“CFO Pharma” u përjashtua nga tenderat për mashtrim, Rama i jep leje për agroturizëm

August 9, 2024
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Për Nadir Çaushollin e “CFO-Pharma” vlen më së miri shprehja “pas një te keqe, vjen një e mirë!”

Në mes të korrikut të këtij viti, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) e përjashtoi kompaninë farmaceutike për një vit nga përfitimi i kontratave publike, për shkak të abuzimeve në një procedurë tenderuese të zhvilluar nga Spitali Psikiatrik i Vlorës.

Por, pa kaluar dy javë nga ky penalitet, “CFO Pharma” merr një dhuratë, kësaj radhe drejtëpërdrejtë me firmën e kryeministrit të gjithëpushtetshëm, Edi Rama.

Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), në një mbledhje të zhvilluar së fundmi, miratoi “Leje Ndërtimi për objektin: “Agropylltari, bujtina dhe fermë në funksion të agropylltarisë”, me vendndodhje në Autostradën Tiranë – Elbasan, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “CFO Pharma” sh.p.k”.

Çausholli është një personazh i njohur në botën e biznesit, por edhe në atë të kronikës së zezë.

Disa vjet më parë, kur ai drejtonte shoqërinë “Omega Pharma”, u arrestua si i përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve në një vlerë mbi 2 milionë euro.

Pasi bëri disa muaj paraburgim, Nadir Çausholli u lirua nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Ai iu rikthye biznesit farmaceutik, duke ndryshuar emrin e shoqërisë, nga “Omega” tek “CFO Pharma”.

Tani me ndihmën e Ramës, ai ka vendosur të shndërrohet në fermer. Natyrisht, jo fermer i rangut të ulët, të cilit i duhet të punojë me parmendë. Por, një fermer i sërës së lartë, me biznes agroturizmi.


        
 
Next Post

Oligarku Dulaku miliona euro tendera sekretë, prona publike, pastrim parash dhe investitor strategjik i shumfishtë

VIDEO/ Pamje skandaloze ku ushtarët izraelitë abuzonin seksualisht me një të burgosur, SHBA-Izraelit: Është e tmerrshme!

Kur Sali Protopapa i vërtetë, i shkoi Dritëro Agollit në shtëpi pas rënies së komunizmit: A e di kush jam unë?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In