• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Cicërimat” Berisha në burg nuk u dëgjuan! PD merr drejtimin e protestës, autori i 21 Janarit Berisha në delirë: Dita dhe nata më e egër e regjimit ndaj rinisë studentore që nga viti 90! Ishte protesta më e madhe paqësore, nesër përsëri para MA-së

14/10/2026
in Aktualitet, Kronike
Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Komandanti i Gardes Ndrea Prendi, gjate nje takimi me drejtues te Gardes se Republikes, ku kryeministri Berisha i ka pergezuar ata per qendrimin qe mbajten ne demonstraten e 21 janarit.

Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Komandanti i Gardes Ndrea Prendi, gjate nje takimi me drejtues te Gardes se Republikes, ku kryeministri Berisha i ka pergezuar ata per qendrimin qe mbajten ne demonstraten e 21 janarit.

        
 

Berish e ka cilësuar si paqësore protestën 9-orëshe në Tiranë, e cila u shoqërua me akte dhune, sulme ndaj institucioneve, shkatërrim biznesesh dhe përplasje me Policinë. Pavarësisht skenave të dhunës, ku protestues të maskuar sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe hynë deri në ambientet e Bashkisë së Tiranës, Berisha akuzoi Policinë për dhunë ndaj protestuesve dhe u ka bërë thirrje demokratëve të mbështesin nesër protestën në 14:00.

Në reagimin e tij, vrasësi i protestuesve dhe kryeministrit i grushteve të shtetitBerisha e cilësoi ndërhyrjen e Policisë si dhunën më të egër ndaj studentëve që prej vitit 1990, duke e krahasuar kryeministrin Edi Rama me ish-diktatorin Ramiz A lia.

“Dita dhe nata më e egër e regjimit ndaj rinisë studentore që nga viti 90 e deri sot. Sot, padrino i Shqipërisë, Edvin Kristaq Koleka, tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtoi ndaj studentëve në protestë paqësore dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të ’90-ës ndaj studentëve liberatorë. Në një akt kriminal dhe pa asnjë motiv, studentë dhe studente, qytetarë të moshave të thyera, gazetarë dhe gazetare që bënin detyrën e tyre u agresuan në mënyrën më barbare, iu thyen gjymtyrët, u plagosën, u çanë në kokë, u goditën dhe morën plagë në gjoks, në të gjithë trupin, në dhjetëra e dhjetëra raste. Dëshmitarë okularë kanë dërguar video të cilat faktojnë barbarinë mbi qytetarin duke i thyer gjymtyrë në kohën kur ai nuk p kryente në mënyrë absolute asnjë akt ndaj askujt dhe e morën pa ndjenja, e plasën në makinën e tyre. Të tjerëve, banorëve u kanë hedhur në ballkon bombolat e gazit, gazetarëve u kanë çarë kokën. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë”, tha Berisha.

Ai drejtoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Arsimit, Ervin Demo, duke i bërë përgjegjës për dhunën që pretendon se është ushtruar ndaj protestuesve.

“Dhuna e egër, thyerja e kockave, çarja e kafkave, plagë të tjera mbi protestuesit janë fytyra e vërtetë e Ramës, janë fytyra e vërtetë e Ervin Demos. Mendoni kush ka qenë zëvendësministri i Arsimit, çfarë turpi, çfarë krimineli.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë dhunë të pashembullt, ftoj të gjithë anëtarët dhe aktivistët e PD-së, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë prindërit e studentëve dhe çdo të ri, të mbështesin protestën e studentëve dhe kërkesën e tyre për largimin e Ramës. Nesër, në të njëjtën orë, para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë nevojë për mbrojtjen e qytetarëve.

Shpresoj dhe uroj që kjo dhunë barbare të marrë dënimin e merituar nga e gjithë rinia. Nesër është dita e studentëve dhe atyre që mbështesin kauzën studentore”, tha Berisha që shikon ëndrra me nje tufë huliganësh që vetëm student nuk ishin dhe ku cicërimat Berisha në burg nuk u dëgjuan. Falangat e PD-së që sillen si hiena mes protestuesve e bëjnë më të dhunshme protestën pa identitet …në ilegalitet.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved