Gazetari pranë Familjes Berisha Çim Peka ka sulmuar për herë të parë me një fjali të ashtuquajturit oligarkë.
Duke analizuar disfatën e Berishës dhe Metës në 14 maji, Çimi thotë se oligarkët qarkullojnë paratë e Ramës.
Ky është një ‘guxim i madh’ nga Çimi, pasi oligarkët që sipas tij qarkullojnë paratë e Ramës, paguajnë Shkëlzenin, që është pronari i Çimit.
Berisha nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë, ama vetëm oligarkët nuk i përmend.
Si mund ta përmendë, Bashkim Ulajn, për shembull, kur Berisha ka plaçkitur Shqipërinë me Ulajn, madje të gjithë Berishët banojnë te pallati i Ulajt tek Rruga Mustafa Matohiti.
Po vetë Çimi, a është pasuruar nga oligarkët?
Kush ia ka dhuruar makinat luksoze, Benzin S, Touaregun etj?
Po vilën tek Kodra e Diellit me pishinë? Me një rrogë 700 mijë lekë, Çimi nuk blen dot një Golf 2.
Statusi i Pekës
Arlindi nuk ka projekt, Qorri eshte projekt!
Te njejtet gazetare qe e pranojne se me 14 Maj nuk kishte zgjedhje por votime, te njejtet qe e pranojne se euro ra ne minimumin historik pasi qindra miliona u perdoren per te blere vota, te njejtet qe e pranojne se opozita reale nuk kishte as komisionere e as numerues, ata qe e pranojne se Rama ja vodhi edhe logon dhe ja fshiu dhe emrin nga fleta e votimit, jane po ata qe thone se opozita humbi dhe se Rama fitoi.
Pastaj shtojne, jemi kunder Rames por Pro Arlind Qorrit (vetem me opoziten jo), se ky i ka shpall lufte oligarkeve.
Sot gjeja me e lehte eshte te dalesh e te sulmosh Shefqet Kastratin, Samir Manen e Ram Gecin. Asgje nuk te ndodh. Madje merr ndonje donacion me raste prej tyre qe ti atashosh me Ramen. Qe ne fakt qarkullojne edhe parate e tij.
Ata qe nuk mund ti sulmosh ti Arlind eshte “Tomka dhe shoket e tij”. Ata qe nuk guxon te sulmosh jane pronaret e kullave tek “Gjykata e Tiranes”, jane ata qe kane zaptuar bregun e Velipojes, ata qe kane pushtuar bregun e Himares. Ata qe sjellin tonelata droge ne portin e Durresit me leje nga shteti. Dhe jane pikerishte keta qe kane bere diferencen ne favor te pushtetit ne zgjedhjet lokale.
A i permend keta Arlind Qorri me emer? Kurre.
A e dini se sipas BSH per te rene ne nivelet qe ra euro gjate muajit Maj, duhej qe ne Shqiperi te ishin fut 300-400 milion euro?
300-400 milion euro per 15 dite pa turiste vetem droga mund ti fus, askush tjeter.
Dhe cfare thote Qorri?
Rama, Berisha, Meta jane ne pushtet dhe jane njelloj. Ne Shqiperi nuk eshte bere asgje ne keto 33 vjet, Shqiperia ka shkuar pas, ishim me mire ne komunizem se nuk kishte korrupsion.
A dini ndonje diktature qe nuk vjedh? Ajo qe te vjedh edhe jeten nuk te vidhka parate Arlind?
Po te bejme disa krahasime:
Ne keto 30 vjet a u krijua ekonomia e tregut?
Ne keto 30 vjet a u zhvillua infrastruktura e vendit?
Ne keto 30 vjet a u zgjidh problemi energjitik i vendit me nevojat kolosale te kohes?
Ne kete 30 vjet a u be Shqiperia pjese e aleances me te madhe ushtarake boterore duke sjelle garanci per kete vend?
Ne keto 30 vjet a u be e mundur levizja e lire e shqiptareve.
Kush ishte ne krye te shtetit kur u bene keto? E djathta e brishte shqiptare Arlind.
Ishim me mire ne kohe te Enver Hoxhes kur nuk kishim asgje nga keto?
Po, ne keto 30 vjet Shqiperia u shnderrua edhe vendi kryesor tranzit i drogerave te forta nga Azia ne Europe.
Ne keto 30 vjet u shnderrua Shqiperia edhe ne prodhuesin kryesor te kanabisit.
Ne keto 30 vjet u kthye ne sistem edhe blerja masive e votes me leket e konteniereve te droges.
Ne keto 30 vjet u kthye ne sistem edhe shnderrimi i administrates civile ne administrate elektorale.
Ne keto 30 vjet u be e munduar edhe qe bandat te prodhojne cdo pale zgjedhje rreth 30 deputete nga 140 qe ka paralamenti.
Po kush e drejtoi dhe po e drejton Shqiperine kur ndodhen keto Arlind?
E di dhe ti, Edi Rama.
Atehere si qenkan njelloj Berisha dhe Rama zoti Qorri?
Prandaj Arlind ti nuk ke projekt, ti je projekt. Dhe je projekt i Rames. Sepse Rama sot ka nevoje vetem per nje gje. Per ata qe i japin ze tezes se te gjithe jane njelloj.
E gjithe sjellja jote dhe artikulimi juaj eshte ai i “MJAFT”, edhe mbeshtetesit jane te njejte. Te njejten gje bente dhe Nano e Rama me Veliaj ate kohe. U jepte hapsiren televizive ne TV-te e tyre per te thene se te gjithe jane njelloj.
Si ka mundesi qe mediat e regjimit te japin hapsire per te sulmuar regjimin? Per te sulmuar “oligarket” por jo baronet e droges qe kane 30 mandate ne kuvend, mandate qe mbajne Ramen ne pushtet prej 10 vjetesh?
Dikur dilte Veliaj, Elisa e Olta, te pa lare dhe pa asnje raport me shampon ne shenje “solidariteti” me banoret e Tiranes qe nuk kishin uje ne shtepi. Shikoji sot, nuk dallohet Elisa e palare e “Mjaft” me Bora Zemanin, Olta me Rita Oren, Lali me Noizin.
Prandaj Arlind ti nuk ke projekt, ti je projekt.
Projekt per te vene shenjen e barazise, pasi per kete ka nevoje Rama. E “lufton” regjimin nga mediat e regjimit, e “lufton” regjimin” nga auditoret e regjimit, nga aty ku petagoget e tjere nuk kane leje te postojne nje status kunder Rames e jo me te bejne parti kunder tij.
Kaq e thjeshte eshte.
Duke njohur jo pak “mjaftiste” jam i sigurte qe ne organizaten tende si moter, kriter promovimi eshte edhe se kush ka tymosur ne moshe me te re….
Rames i duhet nje “Mjaft” kunder opozites per 2025.
Historia perseritet.
Ashtu si Nano ne 2001 perdori PDR kunder PD, ashtu si Rama perdori Alibeajn e Bashen me 14 Maj, tani i duhet “Mjafti” i ri per 2025.