• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Çmenduri dhe lot! Vllaznia eliminon ekipin turk në “Champions League”: Krenaria shqiptare fiton dramën

November 4, 2020
in Sport
        
 

Një ndeshje e vërtetë futbolli me plotë kuptimin e fjalës ishte përballja mes Vllaznisë dhe ALG Spor në turin e parë të “Champions League” për femra. Në një përballje ku fati i kualifikimit do të vendosej me një ndeshje, ka ndodhur gjithçka në “Loro Boriçi”.

Ekipi mik ishte favorit në letër për të fituar në këtë ndeshje e cila shkoi deri në ruletën ruse. Një fakt interesant është se te ALG Spor është bërë vetëm një zëvendësim përgjatë 120 minutave, ku kundërshtaret e Vllaznisë kishin dukshëm freskinë fizike dhe përgatitje më të lartë.

Por vetëm kjo nuk mjafton, pasi dëshira e madhe e shkodraneve bëri që të krenojë sërish Shqipërinë edhe me futbollin e femrave, që në vitet e fundit ka një rritje të dukshme. Gjini do të realizonte golin e parë në minutën e 7 të takimit, për të sjellë avantazhin te Vllaznia.

Ndërkohë Seyfatdinova do të kthente baraspeshën në minutën e 53. Sërish e njëjta autore te Vllaznia me Gjinin që në minutën e 69 po krijonte idenë e një kualifikimi, por nisi të shuhej disi. Kjo pasi vetëm tre minuta më vonë Arhan do të realizonte një gol spektakolar nga goditja e dënimit, për t’i dërguar sërish shifrat në 2-2.

E si për të vështirësuar më tepër gjërat ishte Curraj që u ndëshkua me të kuq te Vllaznia përpara mbylljes së 90 minutave. Në 30 minutat e shtesë ekipi turk kishte shumë raste për të shënuar në portën e shkodraneve, por mbrojtja do të përgjigjej në nivelin më të lartë.

Ndërkohë në minutën e 118 ishte Civilek që gjeti rrjetën për t’i dhënë avantazhin miqëve. Të gjitha lojtarët e Vllaznisë u shtrinë përtokë për të paralajmëruar kështu fundin e një takimi dhe eliminimin e menjëhershëm nga “Champions League”.

Ekipi shkodran u shpërbë dhe në të paktën dy raste portierja e Vllaznisë ka bërë dy pritje të pabesueshme për të mos pësuar golin e katërt. E si për të përmbyllur dramën ka menduar Arbiona Bajraktari e cila u gjend e vetme në zonën kundërshtare dhe e dërgoi topin në rrjetë në aksionin e fundit para vërshëllimës përfundimtare.

Një festë e çmendur dhe lot në ekipin shqiptar, mbi një barazim emocional që po krijonte edhe idenë e triumfit. Me një moral më të lartë në ruletën ruse, shkodranet ia dolën në ekzekutimin e 11-metrave, përkundër pasaktësisë nga ana e ALG Spor. Pas këtij triumfi Vllaznia ka kaluar në turin tjetër të “Champions League”. Klaudio Ndreca
/Sport Ekspres/


        
 
Next Post

VIDEO/ ‘Tensionohet’ situata në SHBA, mbështetësit e Trump-it dynden në qendrat e votimit…

Sondazh në zgjedhjet e SHBA/ Hebrenjtë “tradhtuan” Trump, votuan demokratin Biden

Vijon 'beteja' për votat e fundit, Biden fiton në Michigan! Trump kërkon të ndalohet numërimi në Pensilvani! Garë e fortë për Nevadën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In