• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Çmimi “Fair Play” nga UEFA, Shqipëria vendi me progresin më të madh në Evropë

10/11/2026
in Sport
        
 

Shqipëria është rritur dhe përmirësuar ndjeshëm në sezonin e fundit sa i takon renditjes që bëhet nga UEFA për Fair Play për sezonin 2025/26. Vendi ynë renditet i pari në Europë për përmirësimin e treguesve të Fair Play nga një sezon në tjetrin.

Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Shqipëria ka arritur të kapë shifrën e 7.789 pikë për sezonin 2025/26, duke përmirësuar ndjeshëm rezultatin prej 7.503 pikësh të sezonit të mëparshëm. Diferenca pozitive prej 0.286 pikësh e vendos Shqipërinë në krye të kësaj kategorie, përpara Islandës, që renditet e dyta me një përmirësim prej 0.263 pikësh, dhe Sllovenisë, në vendin e tretë, me 0.250 pikë më shumë se sezoni paraardhës.

Ky rezultat e pozicionon Shqipërinë përpara 50 federatave të tjera europiane të përfshira në renditje. Renditja e UEFA-s bazohet në rezultatet e Fair Play të regjistruara në të gjitha ndeshjet e kompeticioneve europiane, në nivel klubesh dhe kombëtaresh, të zhvilluara nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026. Në vlerësim janë përfshirë federatat që kanë zhvilluar të paktën 50 ndeshje në kompeticionet e UEFA-s.

UEFA ndan vlerësime në tri kategori: Fair Play i përgjithshëm, përmirësimi i rezultatit të Fair Play nga një sezon në tjetrin dhe sjellja e spektatorëve. Në kategorinë e rezultatit të përgjithshëm, vendin e parë e ka siguruar Islanda me 8.533 pikë, ndërsa në kategorinë e sjelljes së spektatorëve është vlerësuar Uellsi me 9.125 pikë.

Përmirësimi i Shqipërisë në këtë renditje përbën një vlerësim pozitiv në nivel europian, duke e vendosur futbollin shqiptar në krye të federatave për progresin e treguar në treguesit e Fair Play gjatë sezonit 2025/26.


        
 
Next Post

Denoncimi i AMA: Thirrje për luftë civile, vrasje e djegie institucionesh, ja gjuha që u përdor në shumicën e ekraneve televizive gjatë protestave

Fraksioni i dosjes "Veliaj": SPAK jep pretencën pas mbylljes së kundërshtimeve të të akuzuarve, ja çfarë u kërkua! Më 25 nëntor jepet vendimi GjKKO së shkallës së parë

Masakra e Gërdecit, vëllai i 7-vjeçarit të vrarë kundërshton shkresën e ish-senatorëve amerikanë në mbështetje të Mediut: Nuk mund të shpallin askënd të pafajshëm, drejtësinë e vendos gjykata

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved