Edhe pse Lulzim Basha, por edhe militantët mediatikë të televizionit të familjes Berisha, kanë mbajtur me gajret militantët se nuk “ka fituar Edi Rama”, kanë nisur të dalin prej orësh versione të ndryshme, për të “turbulluar” situatën.
Njerëz mediatikë pranë Berishës, i janë rikthyer teorisë së revolucionit, që Doktori e ka kërkuar që kur humbi në vitin 2013.
“Regjimet duan force në përballje, duan ndëshkim radikal pa dëgjuar llogje diplomatike..”, shkruan një nga këto zëra, i cili prej 8 vitesh merret me “artilerinë e propagandës” që përgatit Doktori.
Ndërkaq, ka të tjerë që i janë ngjitur teorive konspirative; që PSD do të bashkohet me Bashën.
“Tani loja eshte mes SHBA dhe Tom Doshit, te cilit do ti afrohet amnisti ne shkembim te deputeteve te PSD qe do t’i bashkohen opozites se bashkuar…”, shkruan një tjetër.
Të tjerë ndërkohë kanë nisur të shfryjnë ndaj njerëzve që votuan për Ramën, duke i krahasuar me kafshë shtëpiake si delja e lopa.
“Mercenare te votes. Ju thase mielli qe ecni e shetitni, jeni kembyer si delet, si bageti me nje dore lemoshe qe zgjat vetem pak dite.
Themeluat diktaturen e re dhe shisni dengla leksikore. Sigurisht regjimet duan force ne perballje, duan ndeshkim radikal pa degjuar llogje diplomatike”, shkruan një tjetër.