Ka rënë sërish numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Pas disa ditësh me mbi 20 raste, sot Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë vetëm 6 persona.
Sipas MSH, 4 prej rasteve të reja janë në Tiranë, ndërsa dy të tjerët janë në Durrës dhe Mat. Ndërkohë, aktualisht po trajtohen 28 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.