Dy persona kanë humbur jetën, pasi ishin të prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raporton se bëhet fjalë për një 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.
Aktualisht vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv ku janë të shtruar 81 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. Mësohet se 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.