Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 819 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 306 persona.
Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 21 qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 838 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.