Në 24 orët e fundit janë vetëm 2 raste pozitive, duke e cuar ne 948 numrin e të prekurve në vend, rreth 77% janë të shëruar.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në 24 orë janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid 19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë.
Në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.
Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.
Marrja në kohë e masave për distancimin fizik, vetëizolimi i ndërgjegjësuar, masat e higjienes personale dhe respiratore patën peshën kryesore ne shfaqjen e një kurbe epidemike të butë në vend. Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.