Shkon në 1263 numri i të prekurve me koronavirus në vend. Tirana, Shkodra dhe Kruja kanë numrin më të lartë të rasteve aktive në vend.
Vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus.
Rastet janë regjistruar 8 në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz.