Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid 3, struktura e re spitalore për përballimin e situatës nëse do të ketë një tjetër valë. Një spital karantinë, që kreu i qeverisë u shpreh se u ngrit në kohë rekord.
Ndërkohë gjatë konferencës, me gazetarët nga spitali i ri COVID, kryeministri bëri edhe një batutë me gazetarët. “U desh kjo kohë për ta kuptuar se sa shumë na merr malli për njëri tjetrin, nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin”.