• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çudirat e Sylvinhos në Kombëtare, ‘refuzon’ të afrojë futbollistin më të shtrenjtë që ka Shqipëria

March 5, 2026
in Aktualitet
        
 

Mendja e të gjithë shqiptarëve sportdashës është në fazën play-off të Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Polonisë në Varshavë më 26 mars dhe një fitore do e dërgonte në finalen play-off kundër fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi.

Gjatë javëve të fundit stafi i Kombëtares ka shtuar intensitetin e punës dhe ndarjen e informacioneve për rivalët, teksa me interes është lista e futbollistëve që do të grumbullohen për këtë duel.

Një formë shumë të mirë me klubet e tyre po kalojnë Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi, dyshja që nuk është preferuar nga Sylvinho.

Në prag të grumbullimit, faqja e specializuar e tregut të futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka përditësuar edhe vlerën e tyre. Futbollisti shqiptar me kartonin më të shtrenjtë rezulton Anis Mehmeti, sulmuesi anësor që në janar kaloi nga Bristol City te Ipswich po në Championshipin e Anglisë.

14 milionë euro duhet të paguajnë klubet e interesuara për të nëse duan ta afrojnë në ekip, por një gjë e tillë nuk është vlerësuar nga Sylvinho. Ka qenë pikërisht braziliani që e afroi Mehmetin në ekip gjatë marsit 2023 në ndeshjen kundër Polonisë, duke i dhënë tre paraqitje në fushë. Që prej qershorit të vitit 2023, Mehmeti nuk është preferuar nga Sylvinho paçka golave dhe paraqitjeve shumë të mira dhe 11 golave të këtij sezoni.

Në kanalet e komunikimit të shumtë janë tifozët që kërkojnë Mehmetin dhe Muçin në ekip, nisur kjo nga forma e mirë e tyre.

Në përditësimin e fundit të ‘Transfermarkt’, Mehmeti lë pas Kristjan Asllanin, Mirlind Dakun, Armando Brojën dhe Ernest Muçin. Pas tyre Ismajli, Berisha, Mitaj, Cristian Shpendi, Gjimshiti, Uzuni dhe Kumbulla.


        
 
Next Post

VIDEO EKSKLUZIVE/ Konfrontim mes deputetëve në Kuvend: Çuni i Fariut mer rolin e boksierit, sulmon Ballën

0900...Bëhet fjalët për një numër telefonik në BE! Taulant Balla: Ndjesë zonjës Vokshi nëse ndihet e fyer por jo për l"umin rrugaç" të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje

Rama e zgjodhi ministër të Jashtëm, Blushi tregon të pathënat e marrëveshjes me Greqinë dhe nxjerr blof Berishën: Si Ferit Hoxha denoncoi tek unë shitjen e detit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In