Ndonëse ditën e djeshme udhëtoi drejt Butrintit me familjen për të ndjekur nga afër koncertin, ku performoi Carla Bruni, duket se ditën e sotme Rama i ka thënë mirupafshim pushimeve.
Kryeministri është shfaqur në Finiq krah banorëve të kësaj zone për të vijuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Por ajo që ka rënë në sy është veshja e kryeministrit, i cili njihet për stilin e veçantë.
Rama ka veshur pantallona me xhepa shoqëruar me këmishë të bardhë, atlete dhe kapelë të kuqe që mban numrin 30.
Kryeministri ka treguar edhe njëherë se është i vendosur t’i bëjë zgjedhjet e 30 Qershorit dhe të lërë mënjanë pushimet.