Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 4 raste të reja. Edhe dje ishte dita me numrin me te vogel te rasteve te reja ne 24 ore, me vetem 4 raste pozitive.
Deklarata
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja, 78% e të prekurve janë shëruar
Sot dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore
Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.