Në të gjithë aventurën në Shqipëri të ish-shefit të kundërzbulimit Charles McGonigal me Agron Nezën dhe Dorjan Duçkën, elemente të veprës penale ka vetëm për Damian Gjiknurin, si ish ministër i Energjisë dhe Industrisë.
Ish ministri është pjesë e dosjes së FBI-së, ndërsa ka nisur t’i lutet për shpëtim gurusë së dyshimtë indian i quajtur Paramahamsa Vishewandanda, që nxjerrë ‘florinj nga goja’, në sektin nisterioz të të cilit është anëtarësuar bashkë me bashkëshorten e tij, Rovena Gjiknurit, e cila është shfaqur duke i puthur këmbët dhe shkulur flokët për gurunë.
Damian Gjiknuri shpreson të mos i hapet një proces penal nga SPAK-u.
Gjiknuri është angazhuar për t’i dhënë ortakut të McGonigal puse nafte në mënyrë të paligjshme.
Në shtator 2017, Charles McGonigal zhvillon takime me Ramën dhe Gjiknurin. Nga ana tjetër, Charles McGonigal ka lidhje biznesi në Shqipëri me ish sigurimsin Agron Nezën dhe avokatin-oligark Shefqet Dizdari.
Shefqet Dizdari në vitin 2019 i ka shitur studion ligjore amerikanit Charles McGonigal dhe shqiptaro-amerikanit Agron Neza.
Kjo tregon për njohje dhe lidhje mes tyre.
Nga ana tjetër, Shefqet Dizdari është administrator i kompanisë ‘Transoil Group’, e regjistruar në Zvicër dhe më pas ka ndryshuar emrin në ‘Terraoil Swiss’.
Damian Gjiknuri, në mënyrë korruptive sipas gjykatës, i ka dhënë edhe kompanisë ‘Terraoil Swiss’ të Shefqet Dizdarit në 31 mars 2018 koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë.
Vendimi është marrë pasi Charles McGonigal takoi Ramën. Kostoja e aferës, sipas një vendimi gjykate, është 300 milionë USD.
Afera korruptive është konstatuar edhe nga New York Times, duke iu referuar prokurorëve në SHBA që po hetojnë çështjen.
“Pasi i dha zotit Rama disa suvenire të FBI-së, z. McGonigal duket se është përpjekur të ndikojë kryeministrin drejt dhënies së një licence për shpime nafte një subjekti të lidhur me z. Neza dhe z. Ducka, sugjeruan prokurorët”, thuhet në investigimin e New York Times.