• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DASH i hoqi ndalimin e udhëtimit, Berisha mban sekret sa kushtoi lobimi: E pagoi një fondacion! A e ftoi SHBA në festën e Pavarësisë? Kreu i PD pa përgjigje

June 19, 2026
in Aktualitet
        
 

Ambasada e SHBA në Tiranë mblodhi një ditë më parë, në vigjilje të 250 vjetorit të Pavarësisë, figurat më të larta të politikës, drejtësisë e shoqërisë civile.

Por, në sy ra mungesa e Presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berishës.

Dy të parët, me motivin e njohur, për shkak të axhendës jashtë vendit.

LEXO EDHE:
The Times ‘kryqëzon’ Zlatan Ibrahimovic si komentator në Kupën e Botës: I papërgatitur dhe arrogant
Ndërsa Sali Berisha, pavarësisht se disa ditë më parë trumbetoi me të madhe heqjen e ndalimit të udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara, la pa përgjigje pyetjen nëse pati një ftesë nga përfaqësuesit amerikanë në vendin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në pallatin e Kongreseve.

Për herë të parë, kryedemokrati pranoi se rikthimi i vizës ka ardhur si pasojë e një lobimi në SHBA, i paguar sipas tij nga një fondacion.

“Nuk kam zhvilluar negociatë me asnjë person. Ka një kod, po shkove në gjykatë, shko në gjykatë. A kanë lobuar për Berishën? Po kanë lobuar. Procedura është lobim. Nuk kam lobuar me administratën Biden, s’kam bërë asnjë lobim me administratën e Biden. Aty nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit. Të vetmin sanksion që kam patur, ka qenë viza, janë përpjekur me vullnet patologjik ta kalojnë të thesari. Janë fondacion që ndihmon PD dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD”, tha Berisha.

Ai insiston se non grata e tij dhe familjarëve, konsistonte vetëm te heqja e vizës dhe jo sanksione të tjera siç mund të jenë ato të departamentit të Thesarit.

Në fakt nga 2021, kur u shpall non Grata për korrupsion dhe minues i demokracisë, zyrtarët amerikanë e kanë shmangur gjithmonë Berishën dhe duket se ai do të vijojë të jetë i padëshiruari i aleatit të madh, përsa kohë, edhe një javë nga rikthimi i vizës, asnjë zyrtar amerikan nuk ka shkelur në zyrën e tij dhe as ka përshëndetur vendimin.


        
 
Next Post

Pse eurodeputetja e ekstremit të majtë italian Ilaria Salis nuk proteston për resortet në vendin e saj në Sardenja dhe Pulja, por "qan" për Zvërnecin për Zvërnecin?

Pretendenti si organizatori i protestës, PD-isti Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë penale! Me një turmë me fëmijë dhe delirantë shkon te Kuvendi! Incident banal pa motiv me deputetin Ardit B...

Publikohen pamjet: Aktorja 35 vjeçare Daveigh Chase e “Lilo & Stitch” dyshohet se jetoi në rrugë para vdekjes

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In